IMG_2801-1024x683 (2)

Sipas kalendarit të publikimeve BQK publikoi statistikat e bankare për muajin nëntor 2023:

https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore

Asetet e bankave komerciale në muajin nëntor 2023 kanë shënuar rritje për 33.2 milionë euro e që është 0.46% më e lartë krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën 7.20 miliardë euro.

Investimet e bankave komerciale jashtë vendi (në formë të depozitave, letrave me vlerë dhe plasmanëve tjera) kanë shënuar rënie prej rreth 24.5 milionë euro që janë  për rreth 2.2% më të ulëta  krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën 1,10 miliardë euro.

Kreditë bruto në fund të muajit nëntor 2023 kanë shënuar rritje për 52.13 milionë euro e që është për 1.1% më e lartë krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën 4.88 miliardë euro.

Vlera e kredive të reja në muajin nëntor ishte 170.0 milionë euro.

Depozitat e klientëve në nëntor 2023 kanë shënuar rritje për rreth 6.7 milionë euro që është 0.1% më e lartë  krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën 5.88 miliardë euro. Rreth 26% e depozitave janë të afatizuara. Ekonomitë familjare dominojnë me rreth 66.5%  të totalit të depozitave (apo rreth 3.90 miliardë euro).

Vlera e depozitave të reja në muajin nëntor ishte 47.9 milionë euro.

 Raporti kredi-depozita në muajin nëntor ishte në nivelin 83.1%.

Gjithsej kapitali i bankave komerciale në fund të muajit  nëntor 2023 ishte 846.7 milionë euro. Ndërsa provizionet për kredi u rritën per 8.36 milionë euro apo 80.3% krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën 18.76 milionë euro.

Norma mesatare e interesit në depozita në muajin nëntor është 2.43% ( në shtator ka qenë 2.37%). 

Norma e interesit në kredi në muajin nëntor është 6.40% ( në shtator ka qenë 6.39%). 

Margjina e normës së interesit në kredi dhe depozita në muajin nëntor është 3.98% (në shtator ishte 4.01%). 

BQK


Sipas kalendarit të publikimeve BQK publikoi statistikat e Bilancit të Pagesave (BP) për muajin shtator
:

https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore

Bilanci i pagesave deri në fund të shtatorit 2023 u karakterizua me një deficit të llogarisë rrjedhëse në vlerë prej 391.1 milionë euro i cili tregon një përmirësim prej 24% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (514.8 milionë euro ishte deficiti deri në shtator 2022). Në zvogëlimin e deficitit të llogarisë  rrjedhëse gjatë kësaj periudhe kanë ndikuar pozitivisht kryesisht llogaria e shërbimeve dhe të ardhurat dytësore.

Bilanci tregtar në mallra deri në shtator 2023 kishte deficit në vlerë 3.29 miliardë euro, që është për 4.8%  më i lartë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Eksporti për këtë periudhë është zvogëluar  për 7.2% dhe shënoi vlerën 645.5 milionë euro (695.5 milionë euro ishte deri në shtator 2022). Ndërsa, importi i mallrave shënoi rritje të lehtë prej 2.6% duke arritur vlerën  3,935.6 milion euro (3,835.3 milion euro ishte deri në shtator 2022).

Llogaria e shërbimeve, e cila vazhdimisht ka bilanc pozitiv, deri në shtator 2023 shënoi vlerën 1,328.1 që është për 15% më i lartë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022  që ishte 1,158.1 milion euro.

Të ardhurat parësore deri në shtator 2023 shënuan bilanc pozitiv prej 93.1 milionë euro, e cila në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kishte vlerën 61.1 milionë euro. Kjo paraqet një rritje të theksuar apo rreth 52.4% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Të ardhurat dytësore mbeten kontribuuesi kryesor në zbutjen e deficitit të llogarisë rrjedhëse. Deri në shtator 2023 kjo llogari shënoi rritje prej 5.1% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022, duke arritur vlerën  1,477.9 milion euro (1,405.9 milion euro ishte deri në shtator 2022).

Remitancat janë kategoria kryesore në kuadër të ardhurave dytësore, vlera e të cilave deri në shtator 2023 shënoi 1,009.2 milion euro, që paraqet rritje prej 104.7 milionë euro ose 11.5% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022.

Asetet në llogarinë financiare deri në shtator 2023 ishin  684.4 milionë euro. Ndërsa, detyrimet financiare kanë shënuar vlerën prej  790.7 milionë euro, për të njëjtën periudhë.

Investimet direkte në Kosovë deri në fund të shtator 2023 ishin 612.7 milionë euro (612.5 milionë euro deri në fund të shtatorit 2022), përderisa investimet direkte jashtë Kosovës shënuan vlerën 161.2 milionë euro (121.2 milion euro deri në shtator 2022).

Investimet në letra me vlerë jashtë, pa përfshirë letrat me vlerë në kuadër të aseteve rezervë, deri në shtator 2023 janë rritur për 368.7 milionë euro.

Investimet tjera në Kosovë (investimet në depozita, kredi dhe në kredi tregtare) deri në fund të shtatorit  2023 ishin 177.9 milion euro (283.5 milionë euro ishte deri në shtator 2022), përderisa investimet tjera jashtë Kosovës deri në fund të shtatorit 2023 ishin 3.4 milionë euro (74.5 milionë euro ishte deri në shtator 2022).

Asetet rezervë deri në shtator 2023 janë rritur për 151.2 milion euro, ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak rritja ishte për 366.2 milionë euro.

IMG_2801-1024x683 (2)

BQK sipas kalendarit të publikimeve publikoi statistikat për institucionet tjera financiare për muajin tetor 2023;

https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore

Njëkohësisht, u publikuan remitancat për muajin shtator dhe ato preliminare për tetor 2023.


Ndërmjetësit tjerë financiar

Asetet e ndërmjetësve tjerë financiar në fund të muajit tetor 2023 janë rritur për 17.6 milionë euro krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën 496.5 milionë euro. Struktura e aseteve të sektorit mikrofinanciar dominohet nga kreditë të cilat përbejnë 69.9% të gjithsej aseteve.
Kreditë bruto të ndërmjetëseve tjerë financiar shënuan vlerën për rreth 346.9 milionë euro në tetor 2023, rritje kjo për 7.2 milionë euro krahasuar me periudhën paraprake.
Kreditë ndaj ekonomive familjare në tetor 2023 përfaqësojnë 62.2% të gjithsej kredive të sektorit mikrofinanciar. Vlera kredive të reja në muajin tetor është 35.91 milionë ( në shtator ishte 35.45 milionë).

Kompanitë e sigurimeve
Asetet e Kompanive te sigurimit në fund të muajit tetor 2023 shënuan vlerën 300.4 milionë euro, e cila përfaqëson një ngritje prej rreth 100 mijë euro krahasuar me muajin paraprak.
Struktura e aseteve në sektorin e sigurimeve përbehet nga bilanci me bankat komerciale që përbëjnë 45.6% letrat me vlerë dhe asetet e tjera përbëjnë 28.4 % të aseteve ndërsa risigurimet e përbëjnë 15.1 % të gjithsej aseteve.

Fondet Pensionale

Asetet e Fondeve Pensionale në fund të muajit tetor 2023 janë zvogëluar për 21.5 milionë euro krahasuar me muajin paraprak duke shënuar vlerën 2.60 miliardë euro.
Struktura e aseteve të sektorit pensional dominohet nga letrat me vlerë të kapitalit që përbejnë 64% të gjithsej aseteve.
Gjendja e Letrave me Vlerë të Kapitalit ishte rreth 1.66 miliardë euro, në tetor 2023, duke shënuar zvogëlim për 305 milionë euro krahasuar me muajin paraprak. Kjo erdhi si pasojë e maturimit të instrumentit të kësaj kategorie dhe ri-investimit në një kategori tjetër të aseteve.

Remitancat
Sipas vlerësimeve preliminare remitancat për muajin tetor ishin rreth 110.5 milionë euro. Prurjet më të mëdha edhe gjatë këtij muaji kanë qenë përmes IFJB 60.4%, kanalet tjera 24.2%, ndërsa përmes bankave 15.4%.
Remitancat deri në fund të tetorit 2023 arritën vlerën rreth 1,119.7 milionë euro, që paraqet rritje prej 10.9% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022.
Për më gjerësisht publikimin mund ta gjeni në linkun në vijim:

https://view.officeapps.live.com/op/view.aspx?src=https%3A%2F%2Fbqk-kos.org%2Frepository%2Fdocs%2Ftime_series%2F31%2520Remittances-by%2520channel.xls&wdOrigin=BROWSELINK

BQK

Sipas kalendarit të publikimeve BQK publikoi statistikat  bankare për muajin tetor 2023 

https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore

Asetet e bankave komerciale në muajin tetor 2023 kanë shënuar rritje për 11.7 milionë euro e që është 0.16% më e lartë krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën 7.17 miliardë euro.

Investimet e bankave komerciale jashtë vendi (në formë të depozitave, letrave me vlerë dhe plasmanëve tjerë) kanë shënuar rënie prej rreth 6.8 milionë euro që janë  për rreth 0.6% më të ulëta  krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën 1,12 miliardë euro.

Kreditë bruto në fund të muajit tetor 2023 kanë shënuar rritje për 42.47 e që është për 1% më e lartë krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën 4.83 miliardë euro.

Vlera e kredive të reja në muajin tetor ishte 160.6 milionë euro.

Depozitat e klientëve në tetor 2023 kanë shënuar rritje për rreth 22.51 milionë euro që është 0.4% më e lartë  krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën 5.87 miliardë euro. Rreth 26% e depozitave janë të afatizuara. Ekonomitë familjare dominojnë me rreth 66.5%  të totalit të depozitave (apo rreth 3.90 miliardë euro).

Vlera e depozitave të  reja në muajin tetor ishte 61.3 milionë euro.

 Raporti kredi-depozita në muajin tetor ishte në nivelin 82.3%.

Gjithsej kapitali i bankave komerciale në fund të muajit  tetor 2023 ishte 838.3 milionë euro. Ndërsa provizionet për kredi u zvogëluan për 0.3 milionë euro apo 2.8% krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën 10.40 milionë euro.

Norma mesatare e interesit në depozita në muajin tetor është 2.37% ( në shtator ka qenë 2.43%). 

Norma e interesit në kredi në muajin tetor është 6.39% ( në shtator ka qenë 6.51%). 

Margjina e normës së interesit në kredi dhe depozita në muajin tetor është 4.01% (në shtator ishte 4.08%). 

06.05.2022-1024x683

Sipas kalendarit të publikimeve BQK publikoi bilancin e gjendjes, pasqyrën e BQK-së dhe asetet rezervë – tetor 2023:

https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore

Asetet e BQK-së në muajin tetor 2023 arritën vlerën prej 1.84 miliard euro, duke shënuar zvogëlim për 85.3 milionë euro krahasuar me muajin paraprak. Rënies së aseteve i ka kontribuar kryesisht tërheqja e depozitave nga fondet pensionale për (52.9 milionë euro), bankat komerciale për (36.4 milionë euro) korporatat publike jofinanciare (për 26.8 milionë). Ndërsa nga ana tjetër depozitat e qeverisë qendrore janë rritur (për 33.0 milionë) dhe fondi i sigurimit të depozitave (për 2.0 milionë euro).

Investimet e BQK-së jashtë vendi, në formë të depozitave dhe letrave me vlerë janë zvogëluar për 53.1 milionë euro gjatë muajit tetor 2023. Investimet në depozita janë zvogëluar për 18.4 milionë, gjithashtu edhe letrat me vlerë janë zvogëluar për 34.7 milionë euro, krahasuar me muajin shtator 2023. Vlera e këtyre investimeve në depozita dhe letrat me vlerë jashtë vendi me 31 tetor 2023 ishte 1.14 miliardë euro.

Depozitat në BQK më 30 tetor 2023 ishin 1.46 miliard euro, prej të cilave 672.2 milionë janë nga qeveria qendrore, 524.0 nga bankat komerciale dhe 163.9 AKP. Depozitat në BQK në muajin tetor krahasuar me muajin shtator shënuan rënie për 81 milionë euro. Kapitali i BQKsë më 30 tetor 2023 ishte 93.5 milionë euro.

Asetet Rezervë  në fund të muajit tetor 2023 shënuan vlerën 1,36 miliard euro e që janë për 15 milionë euro më të ulëta se në muajin paraprak. Kësaj rënie i ka kontribuar zvogëlimi i depozitave me jashtë për 3.1 milionë euro  dhe investimet në letra me vlerë  për 11.3 milionë euro.  

IMG_7834-1-1024x683

Sipas kalendarit të publikimeve BQK publikoi statistikat e Bilancit të Pagesave (BP) për muajin gusht 2023. (https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore/).

Bilanci i pagesave deri në fund të gushtit 2023 u karakterizua me një deficit të llogarisë rrjedhëse në vlerë prej 220.2 milionë euro i cili tregon një përmirësim prej 41% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (372.8 milionë euro ishte deficiti deri në gusht 2022).

Bilanci tregtar në mallra deri në gusht 2023 kishte deficit në vlerë 2.88 miliardë euro, që është për 3.6%  më i lartë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Eksporti për këtë periudhë është zvogëluar  për 8.2 % dhe shënoi vlerën 566.5 milionë euro (617.3 milionë euro ishte deri në gusht 2022). Ndërsa, importi i mallrave shënoi rritje të lehtë prej 1.5 % duke arritur vlerën  3,447.1 milionë euro (3,397.4 milionë euro ishte deri në gusht 2022).

Llogaria e shërbimeve, e cila vazhdimisht ka bilanc pozitiv, deri në gusht 2023 shënoi vlerën 1,277.4 milionë euro, e cila paraqet rritje për 172.5 milionë euro krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022.

Të ardhurat parësore deri në gusht 2023 shënuan bilanc pozitiv prej 71.5  milionë euro, e cila në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kishte vlerën 68.2 milionë euro. Kjo paraqet një rritje rreth 4.8% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Të ardhurave dytësore mbetet kontribuuesi kryesor në zbutjen e deficitit të llogarisë rrjedhëse. Deri në gusht 2023 kjo llogari shënoi rritje prej 6.3% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022, duke arritur vlerën  1,311.6 milionë euro (1,234.2 milionë euro ishte deri në gusht 2022).

Remitancat janë kategoria kryesore në kuadër të ardhurave dytësore, vlera e të cilave deri në gusht 2023 shënoi  895.7 milionë euro, që paraqet rritje prej 93.6 milionë euro ose 11.7 % krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022.

Asetet në llogarinë financiare deri në gusht 2023 ishin 652.3 milionë euro. Ndërsa, detyrimet financiare kanë shënuar vlerën prej 666.0 milionë euro, për të njëjtën periudhë.

Investimet direkte në Kosovë deri në fund të gushtit  2023 ishin 514 milionë euro (510 milionë euro deri në fund të gushtit 2022), përderisa investimet direkte jashtë Kosovës shënuan vlerën 145 milionë euro (109 milionë euro deri në gusht 2022).

Investimet në letra me vlerë jashtë, pa përfshirë letrat me vlerë në kuadër të aseteve rezervë, deri në gusht 2023 janë rritur për 322 milionë euro.

Investimet tjera në Kosovë (investimet në depozita, kredi dhe në kredi tregtare) deri në fund të gushtit 2023 ishin 152 milionë euro (262 milionë euro ishte deri në gusht 2022), përderisa investimet tjera jashtë Kosovës deri në fund të gushtit 2023 ishin 24 milionë euro (101 milionë euro ishte deri në gusht 2022). Bilanci i investimeve të tjera deri në fund të gushtit 2023 shënoi një vlerë negative prej 128 milionë euro.

Asetet rezervë deri në gusht 2023 janë rritur për 162 milionë euro, ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak rritja ishte për 318. milionë euro.

BQK

BQK sipas kalendarit të publikimeve publikoi statistikat për institucionet tjera financiare për muajin shtator 2023; https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore/
Njëkohësisht, u publikuan remitancat për muajin gusht dhe ato preliminare për shtator 2023. 

Ndërmjetësit tjerë financiar

Asetet e ndërmjetësve tjerë financiar në fund të muajit shtator 2023 janë rritur për 3.1 milionë euro krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën 479.0 milionë euro.

Struktura e aseteve të sektorit mikrofinanciar dominohet nga kreditë të cilat përbejnë 70.9%  të gjithsej aseteve.

Kreditë bruto të ndërmjetëseve tjerë financiar në shtator 2023 shënuan vlerën për rreth 339.7 milion euro, rritje kjo për 5.4 milionë euro krahasuar me periudhën paraprake.

Kreditë ndaj ekonomive familjare në shtator 2023 përfaqësojnë 62.4% të gjithsej kredive të sektorit mikrofinanciar.

Kompanitë e sigurimeve

Asetet e kompanive të sigurimit në shtator 2023 kanë vlerën 298.1 milionë euro, e cila përfaqëson një rritje prej 2.2 milionë euro krahasuar me muajin paraprak.

Struktura e aseteve në sektorin e sigurimeve përbehet nga bilanci me bankat komerciale që përbëjnë 46.3% letrat me vlerë dhe asetet e tjera përbëjnë 28.2 % të aseteve ndërsa risigurimet e përbëjnë 15.0 % të gjithsej aseteve.

Fondet Pensionale:

Asetet e Fondeve Pensionale në fund të muajit shtator 2023 kanë arritur vlerën 2.62 miliardë euro, e cila përfaqëson një  rritje prej 8.34 milionë euro krahasuar me muajin paraprak.

Struktura e aseteve të sektorit pensional dominohet nga letrat me vlerë të kapitalit që përbëjnë 75.2%  të gjithsej aseteve. Vlera e tyre në shtator 2023 ka arritur në 1.97 miliardë euro, duke shënuar rënie për 13.3 milionë euro krahasuar me muajin paraprak.

Remitancat

Sipas vlerësimeve preliminare remitancat për muajin shtator ishin rreth 116.9 milionë euro. Prurjet më të mëdha edhe gjatë këtij muaji  kanë qenë përmes IFJB 57.4%, kanalet tjera 24.4%, ndërsa përmes bankave 18.2%.

Remitancat deri në fund të shtatorit 2023 arritën vlerën rreth 1,012.6 milion euro, që paraqet rritje prej 11% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022. Remitancat kryesisht vijnë nga shtetet e BE-së, rreth 70% e gjithsej remitancave, prej të cilave kryeson Gjermania me 38.1% dhe ndiqet nga Zvicra me 17.6% ndërsa nga  SHBA-ja rreth 7.5%.

Për më gjerësisht publikimin mund ta gjeni në linkun në vijim:

31 Remittances-by channel.xls (live.com)

bqk-objekti-1024x683

Sipas kalendarit të publikimeve BQK publikoi statistikat bankare për muajin shtator 2023 (https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore)

Asetet e bankave komerciale në muajin shtator 2023 kanë shënuar rritje me rreth 67.6 milionë euro krahasuar me muajin paraprak. Në shtator 2023, vlera e aseteve të bankave komerciale ishte 7.16 miliardë euro.

Investimet e bankave komerciale jashtë vendi (në formë të depozitave, letrave me vlerë dhe plasmanëve tjera) kanë shënuar rritje prej rreth 43.2 milionë euro krahasuar me muajin paraprak.

Vlera e kredive bruto në fund të muajit shtator 2023 ishte 4.79 miliardë euro, e që paraqet një rritje prej  61.53 milionë euro krahasuar me muajin paraprak.

Depozitat e klientëve në shtator 2023 kanë shënuar rritje për rreth 14.63 milionë euro krahasuar me muajin paraprak. Vlera e depozitave në shtator 2023 arriti vlerën 5.89 miliardë euro. Rreth 25% e depozitave janë të afatizuara. Ekonomitë familjare dominojnë me rreth 66.5%  të totalit të depozitave (apo rreth 3.88 miliardë euro).

 Raporti kredi-depozita në muajin shtator ishte në nivelin 81.9%.

Gjithsej kapitali i bankave komerciale në fund të muajit  shtator ishte  2023 ishte 821.3 milionë euro.

Norma mesatare e interesit në depozita në muajin shtator ishte 2.43% ( në gusht ka qenë 2.52%). 

Norma mesatare e interesit në kredi në muajin shtator ishte 6.51% ( në gusht ka qenë 6.70%). 

Margjina e normës së interesit në kredi dhe depozita në muajin shtator ishte 4.08% ( në gusht ishte 4.18%). 

Vlera e kredive të reja në muajin shtator ishte 166.6 milionë euro.

Vlera e depozitave të  reja në muajin shtator ishte 87.02 milionë euro.

IMG_7834-1-1024x683

Sipas kalendarit të publikimeve BQK publikoi Bilancin e Gjendjes, Pasqyrën e BQK-së dhe Asetet Rezervë: shtator 2023 (https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore).

Asetet e BQK-së në muajin shtator 2023, kanë shënuar rritje për 29.5 milionë euro. Vlera e aseteve të BQK-së me 30 shtator 2023 ishte rreth 1.92 miliardë euro. Rritjes së aseteve i ka kontribuar kryesisht rritja e depozitave nga Trusti i Kursimeve Pensionale për (37.6 milionë) dhe bankat komerciale për (4.1 milionë).
Investimet e BQK-së jashtë vendi, në formë të depozitave dhe letra me vlerë janë rritur për 55.3 milionë euro gjatë muajit shtator 2023. Investimet në depozita janë rritur për 15.3 milionë, gjithashtu edhe letrat me vlerë janë rritur për 40.4 milionë euro, krahasuar me muajin gusht 2023. Vlera e këtyre investimeve në depozita dhe letra me vlerë jashtë vendi, me 30 shtator 2023 ishte 1,19 miliardë euro.
Depozitat në BQK me 30 shtator 2023 ishin 1.5 miliardë, prej të cilëve 620.3 milionë janë nga Qeveria Qendrore, 560.4 nga bankat komerciale dhe 163.5 AKP. Kapitali i BQK-së më 30 shtator 2023 ishte 90.5 milionë euro.
Asetet rezervë në fund të muajit shtator 2023 shënuan vlerën 1,374.6 milionë euro e që janë për 17.1 milionë euro më të ulëta se në muajin paraprak. Me rreth 40.6 milionë euro, kësaj rënie i ka kontribuar zvogëlimi i parasë së gatshme dhe depozitat me jashtë. Ndërsa investimet në letra jashtë vendit janë rritur për rreth 19.3 milion֝ë euro.

06.05.2022-1024x683

BQK sipas kalendarit të publikimeve publikoi statistikat për institucionet tjera financiare për muajin gusht 2023; https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore/). Njëkohësisht u publikuan remitancat për muajin korrik dhe ato preliminare për gusht 2023. 

Ndërmjetësit tjerë financiarë

Asetet e ndërmjetësve tjerë financiarë në fund të muajit gusht 2023 janë rritur për 20.5 milionë euro krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën 475.9 milionë euro. Kësaj rritje i ka kontribuar rritja e aseteve në formë të depozitave në banka komerciale për 9.1 milionë euro. Struktura e aseteve të sektorit mikrofinanciar dominohet nga kreditë të cilat përbëjnë 70.2%  të gjithsej aseteve.

Kreditë bruto të ndërmjetëseve tjerë financiarë shënuan vlerën për rreth 334.2 milionë euro në gusht 2023, rritje kjo për 5.6 milionë euro krahasuar me periudhën paraprake.

Kreditë ndaj ekonomive familjare në gusht 2023 përfaqësojnë 62.5% të gjithsej kredive të sektorit mikrofinanciar.

Kompanitë e sigurimeve

Asetet e kompanive të sigurimit në gusht 2023 kanë vlerën 295.9 milionë euro, e cila përfaqëson një rënie prej 0.4 milion euro krahasuar me muajin paraprak.

Struktura e aseteve në sektorin e sigurimeve përbëhet nga bilanci me bankat komerciale që përbëjnë 46.0% letrat me vlerë dhe asetet e tjera përbëjnë 27.6 % të aseteve ndërsa risigurimet e përbëjnë 15.3 % të gjithsej aseteve.

Fondet Pensionale:

Asetet e Fondeve Pensionale në fund të muajit gusht 2023 kanë arritur vlerën 2.61 miliardë euro, e cila përfaqëson një  rritje prej 2.78 milionë euro krahasuar me muajin paraprak.

Struktura e aseteve të sektorit pensional dominohet nga letrat me vlerë të kapitalit  që përbejnë 75.9%  të gjithsej aseteve. Vlera e tyre në gusht 2023 ka arritur në 1.98 miliard euro, duke shënuar rënie për 10.3 milionë euro krahasuar me muajin paraprak.

Remitancat

Remitancat deri në fund të korrikut 2023 arritën vlerën rreth 754 milionë euro, që paraqet rritje prej 12% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022, ku vetëm në muajin korrik ishin 118.8 milionë euro. Remitancat kryesisht vijnë nga shtetet BE-së rreth 70% e gjithsej remitancave, prej të cilave kryeson Gjermania me 38.1% dhe ndiqen nga Zvicra me 17.6% dhe SHBA rreth 7.5%.

Sipas vlerësimeve preliminare remitancat për muajin gusht ishin rreth 142.2 milion euro. Prurjet më të mëdha edhe gjatë këtij muaji  kanë qenë përmes IFJB 42%, kanalet tjera 40%, ndërsa përmes bankave 19%. Për me gjerësisht publikimin mund ta gjeni në linkun në vijim: 31 Remittances-by channel.xls (live.com)