IMG_3893-1024x683 (1)

Sipas kalendarit të publikimeve, BQK publikoi bilancin e gjendjes, pasqyrën e BQK-së dhe asetet rezervë për shkurt 2024:

https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore

Asetet e BQK-së në fund të muajit shkurt 2024 shënuan vlerën prej 1.56 miliardë euro, duke përfaqësuar rënie për 22.6 milionë euro krahasuar me muajin paraprak, kryesisht si rezultat i zvogëlimit të bilancit të depozitave të qeverisë (32.4 milionë euro), fondeve pensionale (3.0 milionë euro) dhe korporatave publike jofinanciare (1.4 milionë euro). Në anën tjetër është shënuar rritje në depozitat e bankave komerciale (9.5 milionë euro).

Nga gjithsej asetet, vlera e investimeve në depozita dhe letrat me vlerë jashtë vendit më 29 shkurt 2024 ishte 1.08 miliardë euro. Krahasuar me muajin paraprak, investimet e BQK-së jashtë vendit në formë të depozitave dhe letrave me vlerë janë rritur për 17.4 milionë euro, prej të cilave, investimet në depozita janë rritur për 56.9 milionë euro, ndërsa investimet në letra me vlerë janë zvogëluar për 39.5 milionë euro.

Depozitat në BQK më 29 shkurt 2024 ishin 1.29 miliard euro, prej të cilëve 430.5 milionë euro ishin nga qeveria qendrore, 558.0 milionë euro nga bankat komerciale, 166.8 milion euro nga AKP dhe 132.5 milion euro të tjerat.

Kapitali i BQK-së më 29 shkurt 2024 ishte 105.3 milionë euro,

Ndërsa, sa i përket aseteve të rezervës ndërkombëtare në fund të muajit shkurt 2024, ato shënuan vlerën 1.18 miliardë euro, e cila përfaqëson rënie për 10.94 milionë euro krahasuar me muajin paraprak. Kësaj rënie kryesisht i ka kontribuar zvogëlimi  i investimeve në letra me vlerë për 32.46 milionë euro, ndërsa depozitat janë rritur për 23.63 milionë euro.

IMG_3893-1024x683

Sipas kalendarit të publikimeve, BQK publikoi statistikat e Bilancit të Pagesave (BP) për muajin dhjetor 2023:

https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore

Bilanci i pagesave deri në fund të dhjetor 2023 u karakterizua me një deficit të llogarisë rrjedhëse në vlerë prej 741.6 milionë euro, i cili tregon një përmirësim prej 19.1% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (917.1 milionë euro ishte deficiti deri në dhjetor 2022). Në zvogëlimin e deficitit të llogarisë rrjedhëse gjatë kësaj periudhe kanë ndikuar pozitivisht llogaria e shërbimeve dhe të ardhurat dytësore.

Bilanci tregtar në mallra deri në dhjetor 2023 kishte deficit në vlerë 4.6 miliardë euro, që është për 7.3% më i lartë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Eksporti për këtë periudhë është zvogëluar për 6.5% dhe shënoi vlerën 870.7 milionë euro (931.5 milionë euro ishte deri në dhjetor 2022). Ndërsa, importi i mallrave shënoi rritje prej 4.8% duke arritur vlerën 5,469.0 milionë euro (5,218.7 milionë euro ishte deri në dhjetor 2022).

Llogaria e shërbimeve, e cila vazhdimisht ka bilanc pozitiv, deri në dhjetor 2023 shënoi vlerën 1,631.6 milionë euro, e cila është për 18.8% më i lartë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022.
Të ardhurat parësore deri në dhjetor 2023 shënuan bilanc pozitiv prej 165.5 milionë euro, e cila në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kishte vlerën 115.5 milionë euro, duke përfaqësuar rritje të theksuar prej rreth 43.3% krahasuar me një vit më parë.

Të ardhurat dytësore mbeten kontribuuesi kryesor në zbutjen e deficitit të llogarisë rrjedhëse. Deri në dhjetor 2023 kjo llogari shënoi rritje prej 9.5% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022, duke arritur vlerën 2,059.5 milion euro (1,881.6 milionë euro ishte deri në dhjetor 2022).

Remitancat janë kategoria kryesore në kuadër të ardhurave dytësore, vlera e të cilave deri në dhjetor 2023 shënoi 1,343.4 milionë euro, që paraqet rritje prej 120.5 milionë euro ose 10% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022.

Asetet në llogarinë financiare deri në dhjetor 2023 ishin 761.2 milionë euro. Ndërsa, detyrimet financiare kanë shënuar vlerën prej 1,188.0 milionë euro për të njëjtën periudhë.
Investimet direkte në Kosovë deri në fund të dhjetorit 2023 ishin 816.0 milionë euro (732.0 milionë euro deri në fund të dhjetorit 2022), përderisa investimet direkte jashtë Kosovës shënuan vlerën 193.2 milionë euro (175.2 milionë euro deri në dhjetor 2022).

Investimet në letra me vlerë jashtë, pa përfshirë letrat me vlerë në kuadër të aseteve rezervë, deri në dhjetor 2023 janë rritur për 439.6 milionë euro.

Investimet tjera (investimet në depozita, kredi dhe në kredi tregtare) deri në fund të dhjetorit 2023 ishin 372.0 milionë euro (454.3 milionë euro ishte deri në dhjetor 2022), ndërsa investimet tjera jashtë Kosovës deri në fund të dhjetorit 2023 ishin 172.4 milion euro (146.4 milion euro ishte deri në dhjetor 2022). Si rezultat i ndryshimit në këtë pozicion, bilanci i investimeve të tjera deri në fund të dhjetorit 2023 shënoi një vlerë negative prej 426.8 milionë euro.
Asetet rezervë deri në dhjetor 2023 janë zvogëluar për 44.0 milionë euro, ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak rritja ishte për 67.6 milionë euro.

banka-qendrore-e-kosoves-1 (1)

Sipas kalendarit të publikimeve, BQK publikoi statistikat për institucionet tjera financiare për muajin janar 2024, si dhe statistikat e remitancave për dhjetor 2023 dhe ato preliminare për janar 2024:

https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore

Ndërmjetësitë tjerë financiarë

Asetet e ndërmjetësve tjerë financiar në fund të muajit janar 2024 janë zvogëluar për 1.7 milionë euro krahasuar me muajin paraprak, duke arritur vlerën 511.9 milionë euro.

Struktura e aseteve të sektorit mikrofinanciar dominohet nga kreditë, të cilat përbëjnë 71.1 %  të gjithsej aseteve. Kreditë bruto të ndërmjetëseve tjerë financiar në janar 2024 arritën vlerën në 363.7 milionë euro, e cila përfaqëson rritje për 2.1 milionë euro krahasuar me periudhën paraprake. Sipas sektorëve, kreditë ndaj ekonomive familjare dominojnë me 61% totalin e kredive të sektorit mikrofinanciar.

Vlera kredive të reja të emetuara nga ndërmjetësit tjerë financiarë në muajin janar 2024 ishte 34.2 milionë euro.

Kompanitë e sigurimeve

Asetet e kompanive të sigurimit në fund të muajit janar 2024 arritën vlerën 312.2 milionë euro, e cila përfaqëson rritje për 6.8 milionë euro krahasuar me muajin paraprak.

Struktura e aseteve në sektorin e sigurimeve përbëhet nga bilanci me bankat komerciale, që përbëjnë 45.4%, letrat me vlerë dhe asetet e tjera 28.7 % dhe risigurimet me pjesëmarrje 14.7 %.

Fondet pensionale

Asetet e fondeve pensionale në fund të muajit janar 2024 janë rritur për 41 milionë euro krahasuar me muajin paraprak duke shënuar vlerën rreth 2.75 miliardë euro.

Struktura e aseteve të sektorit pensional dominohet nga letrat me vlerë të kapitalit, që përbejnë 74.5%  të gjithsej aseteve.

Remitancat

Sipas vlerësimeve preliminare remitancat për muajin janar 2024 ishin rreth 84.6 milion euro. Prurjet më të mëdha edhe gjatë këtij muaji kanë qenë përmes IFJB 63.3%, përmes bankave 19.4%, ndërsa kanalet tjera 17.3.

Remitancat deri në fund të dhjetorit 2023 arritën vlerën rreth 1,343.4 milionë euro, e cila paraqet rritje vjetore prej 10%.

Për më gjerësisht publikimin mund ta gjeni në adresën në vijim:

https://view.officeapps.live.com/op/view.aspx?src=https%3A%2F%2Fbqk-kos.org%2Frepository%2Fdocs%2Ftime_series%2F31%2520Remittances-by%2520channel.xls&wdOrigin=BROWSELINK

IMG_3893-1024x683 (2)

Sipas kalendarit të publikimeve, BQK publikoi statistikat e bankave komerciale për muajin janar 2024 :

https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore

Asetet e bankave komerciale kanë arritur vlerën në fund të muajit janar 2024 në 7.36 miliardë euro, duke shënuar ulje për 185.3 milionë euro, ose 2.5% krahasuar me muajin paraprak.

Investimet e bankave komerciale jashtë vendi (në formë të depozitave, letrave me vlerë dhe plasmanëve tjera) kanë arritur vlerën në fund të muajit janar 2024 në 1,19 miliardë euro, duke shënuar ulje për 73.1 milionë euro, ose 5.8% krahasuar me muajin paraprak.

Kreditë bruto kanë arritur vlerën në fund të muajit janar 2024 në 4.9 miliardë euro, duke shënuar ulje për 19.9 milionë euro, ose 0.41% krahasuar me muajin paraprak.

Vlera e kredive të reja në muajin janar 2024 ishte 137.9 milionë euro.

Depozitat e klientëve në janar 2024 kanë arritur vlerën prej 6.0 miliardë euro, duke shënuar ulje për 128.1 milionë euro, ose 2.1% krahasuar me muajin paraprak. Nga vlera e akumuluar e depozitave të klientëve rreth 25.9% janë të afatizuara. Sipas sektorëve, ekonomitë familjare dominojnë me rreth 66.7% të gjithsej vlerës së depozitave (rreth 4.02 miliardë euro).

Vlera e depozitave të reja në muajin janar 2024 ishte 90.4  milionë euro.

 Raporti kredi-depozita në muajin janar 2024 ishte në nivelin 81.6%.

Gjithsej kapitali i bankave komerciale në fund të muajit janar 2024 arriti vlerën në 879.6 milionë euro. Ndërsa, provizionet për kredi u zvogëluan për 0.51 milionë euro apo 0.3% krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën 148.54 milionë euro.

Norma mesatare e interesit në depozita në muajin janar 2024 ishte 2.74% (në dhjetor 2023 ka qenë 3.14%).

Norma mesatare e interesit në kredi në muajin janar 2024 ishte 6.38% (në dhjetor 2023 ka qenë 6.35%). 

Margjina e normës së interesit në kredi dhe depozita në muajin janar 2024 ishte 3.6% (në dhjetor 2023 ka qenë 3.2%). 

IMG_7834-1-1024x683

Sipas kalendarit të publikimeve, BQK publikoi statistikat e bilancit të pagesave (BP) për muajin nëntor 2023:

https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore

Bilanci i pagesave deri në fund të nëntorit 2023 u karakterizua me një deficit të llogarisë rrjedhëse në vlerë prej 703.1 milionë euro, i cili tregon një përmirësim prej 13.4% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (812.0 milionë euro ishte deficiti deri në nëntor 2022). Në zvogëlimin e deficitit të llogarisë  rrjedhëse gjatë kësaj periudhe kanë ndikuar pozitivisht kryesisht llogaria e shërbimeve dhe të ardhurave dytësore.

Bilanci tregtar në mallra deri në nëntor 2023 kishte deficit në vlerë 4.16 miliardë euro, që është për 7.5%  më i lartë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Eksporti për këtë periudhë është zvogëluar  për 6.3% dhe arriti vlerën në 804 milionë euro (858.2 milionë euro ishte deri në nëntor 2022). Ndërsa, importi i mallrave shënoi rritje prej 5% duke arritur vlerën 4,968.9 milionë euro (4,734.3 milion euro ishte deri në nëntor 2022).

Llogaria e shërbimeve, e cila vazhdimisht ka bilanc pozitiv, deri në nëntor 2023 arriti vlerën 1,525.6 milionë euro, e cila është për 20.1% më e lartë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022 .

Të ardhurat parësore deri në nëntor 2023 shënuan bilanc pozitiv prej 133.2 milionë euro, e cila në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kishte vlerën 90.8 milionë euro. Kjo paraqet një rritje të theksuar apo rreth 46.7% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Të ardhurave dytësore mbetet kontribuuesi kryesor në zbutjen e deficitit të llogarisë rrjedhëse. Deri në nëntor 2023 kjo llogari shënoi rritje prej 5.9% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022, duke arritur vlerën 1,803.1 milionë euro (1,703.2 milionë euro ishte deri në nëntor 2022).

Remitancat janë kategoria kryesore në kuadër të ardhurave dytësore, vlera e të cilave deri në nëntor 2023 shënoi 1,215.5 milionë euro, që paraqet rritje prej 110.8 milionë euro ose 10% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Asetet në llogarinë financiare deri në nëntor 2023 ishin  760.3 milionë euro. Ndërsa, detyrimet financiare kanë shënuar vlerën prej 1,090.6 milionë euro, duke rezultuar në bilanc negativ prej 330.3 milionë euro.

Investimet direkte në Kosovë deri në fund të nëntorit 2023 ishin 761.1 milionë euro (682.8 milionë euro ishin deri në nëntor 2022), përderisa investimet direkte jashtë Kosovës shënuan vlerën 183.1 milionë euro (159.5 milionë euro deri në nëntor 2022).

Investimeve në letra me vlerë jashtë vendit, pa përfshirë letrat me vlerë në kuadër të aseteve rezervë, deri në nëntor 2023 janë rritur për 418.8 milionë euro.

Investimet tjera në Kosovë (investimet në depozita, kredi dhe në kredi tregtare) deri në fund të nëntorit  2023 ishin 329.5 milionë euro (318.1 milionë euro ishte deri në nëntor 2022), përderisa investimet tjera jashtë Kosovës deri në fund të nëntorit 2023 ishin 5.2 milion euro (79.4 milionë euro ishte deri në nëntor 2022). Si rezultat i ndryshimit në këtë pozicion, bilanci i investimeve të tjera deri në fund të nëntorit 2023 shënoi vlerë negative prej 324.3 milionë euro.

Asetet rezervë deri në nëntor 2023 janë rritur për 313 milionë euro, ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak rritja ishte për 238.8 milionë euro.

bqk-objekti-1024x683

Sipas kalendarit të publikimeve, BQK publikoi statistikat për institucionet tjera financiare për muajin dhjetor 2023, si dhe statistikat e remitancave për nëntor dhe ato preliminare për dhjetor 2023 :

https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore

Ndërmjetësitë tjerë financiarë

Asetet e ndërmjetësve tjerë financiar në fund të muajit dhjetor 2023 janë rritur për 14.2  milionë euro krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën 513.5 milionë euro.

Struktura e aseteve të sektorit mikrofinanciar dominohet nga kreditë, të cilat përbëjnë 70.4 %  të gjithsej aseteve. Kreditë bruto të ndërmjetëseve tjerë financiarë në dhjetor 2023 arritën vlerën në 361.6 milionë euro, e cila përfaqëson rritje për 7.1 milionë euro krahasuar me periudhën paraprake. Sipas sektorëve, kreditë ndaj ekonomive familjare dominojnë me 61% totalin e kredive të sektorit mikrofinanciar.

Vlera kredive të reja të emetuara nga ndërmjetësit tjerë financiarë në muajin dhjetor ishte 41.4 milionë.

Kompanitë e sigurimeve

Asetet e kompanive të sigurimit në fund të muajit dhjetor 2023 arritën vlerën 304.1 milionë euro, e cila përfaqëson rritje për 3.5 milionë euro krahasuar me muajin paraprak.

Struktura e aseteve në sektorin e sigurimeve përbëhet nga bilanci me bankat komerciale, që përbëjnë 45.8%, letrat me vlerë dhe asetet e tjera 29.4 % dhe risigurimet me pjesëmarrje 14.2 %.

Fondet pensionale

Asetet e fondeve pensionale në fund të muajit dhjetor 2023 janë rritur për 62.9 milionë euro krahasuar me muajin paraprak duke shënuar vlerën rreth 2.71 miliardë euro.

Struktura e aseteve të sektorit pensional dominohet nga letrat me vlerë të kapitalit, që përbejnë 74.5%  të gjithsej aseteve.

Remitancat

Sipas vlerësimeve preliminare remitancat për muajin dhjetor ishin rreth 129.1 milion euro. Prurjet më të mëdha edhe gjatë këtij muaji kanë qenë përmes IFJB 49.9%, kanalet tjera 36.7%, ndërsa përmes bankave komerciale 13.3%.

Remitancat deri në fund të dhjetorit 2023 arritën vlerën rreth 1,344.5 milionë euro, e cila paraqet rritje vjetore prej 10%.

Për më gjerësisht publikimin mund ta gjeni në adresën në vijim:

https://view.officeapps.live.com/op/view.aspx?src=https%3A%2F%2Fbqk-kos.org%2Frepository%2Fdocs%2Ftime_series%2F31%2520Remittances-by%2520channel.xls&wdOrigin=BROWSELINK

BQK

Sipas kalendarit të publikimeve, BQK publikoi statistikat e bankave komerciale për muajin dhjetor 2023:

https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore

Asetet e bankave komerciale në muajin dhjetor 2023 kanë shënuar rritje për 333.8 milionë euro, ose 5% krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën në fund të muajit dhjetor 2023 në 7.54 miliardë euro.

Investimet e bankave komerciale jashtë vendi (në formë të depozitave, letrave me vlerë dhe plasmanëve tjerë) kanë shënuar rritje për 165 milion euro, ose 5.9% krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën në fund të muajit dhjetor 2023 në 1,26 miliard euro.

Kreditë bruto në muajin dhjetor 2023 kanë shënuar rritje për 27.8 milionë euro ose 0.57% krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën në fund të muajit dhjetor 2023 në 4.91 miliardë euro.

Vlera e kredive të reja në muajin dhjetor 2023 ishte 193.7 milion euro.

Depozitat e klientëve në dhjetor 2023 kanë shënuar rritje për 246.5 milionë euro, ose 4% krahasuar me muajin paraprak. Nga vlera e akumuluar e depozitave të klientëve prej 6.13 miliardë euro në fund të dhjetor 2023, rreth 25% janë të afatizuara. Sipas sektorëve, ekonomitë familjare dominojnë me rreth 66.3% të gjithsej vlerës së depozitave (rreth 4.06 miliardë euro).

Vlera e depozitave të reja në muajin dhjetor 2023 ishte 138.8 milion euro.

 Raporti kredi-depozita në muajin dhjetor 2023 ishte në nivelin 80.2%.

Gjithsej kapitali i bankave komerciale në fund të muajit dhjetor 2023 arriti vlerën në 863.0 milionë euro. Ndërsa, provizionet për kredi u rritën për 2.5 milionë euro apo 13.4% krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën 21.26 milionë euro.

Norma mesatare e interesit në depozita në muajin dhjetor 2023 ishte 3.14% (në nëntor 2023 ka qenë 2.43%). 

Norma mesatare e interesit në kredi në muajin dhjetor 2023 ishte 6.35% (në nëntor 2023 ka qenë 6.40%). 

Margjina e normës së interesit në kredi dhe depozita në muajin dhjetor 2023 ishte 3.2% (në nëntor 2023 ka qenë 3.9%). 

BQK

Banka Qendrore e Republikës në kuadër të Edukimit Financiar ka të hartuar manuale, që tregojnë mbi veçoritë teknike dhe tiparet e sigurisë të kartëmonedhave dhe monedhave Euro.

Monedhat

🔵 Udhëzuesit për tiparet e sigurisë së të gjithë monedhave

Tiparet e sigurisë dhe mbrojtja nga falsifikimi për monedhën 2 Euro:

https://bqk-kos.org/wp-content/uploads/2024/10/Euro-monedhat.pdf

🔵 Karakteristikat dhe informatat tjera për të gjitha monedhat – 1 cent2 cent5 cent10 cent20 cent50 cent1 Euro dhe 2 Euro

https://bqk-kos.org/wp-content/uploads/2024/10/Euro-monedhat-1.pdf

Kartëmonedhat

🔵 Udhëzuesit për tiparet e sigurisë për të gjitha kartëmonedhat – 5 Euro10 Euro20 Euro50 Euro100 Euro200 Euro dhe 500 Euro për të dy seritë (seria e parë dhe Europa)

https://bqk-kos.org/operacionet-bankare/paraja-ne-qarkullim/tiparet-e-sigurise-se-kartemonedhave/

🔵 Tiparet e sigurisë për kartëmonedhën 5 Euro

https://bqk-kos.org/wp-content/uploads/2024/10/5E_Tiparet_e_sigurise-1.pdf

https://bqk-kos.org/wp-content/uploads/2024/10/5E_Tiparet_e_sigurise_europa-1-1.pdf

🔵 Tiparet e sigurisë për kartëmonedhën 10 Euro

https://bqk-kos.org/wp-content/uploads/2024/10/10E_Tiparet_e_sigurise-2-1.pdf

https://bqk-kos.org/wp-content/uploads/2024/10/10E_Tiparet_e_sigurise_seria_EUROPA-1-1.pdf

🔵 Tiparet e sigurisë për kartëmonedhën 20 Euro

https://bqk-kos.org/wp-content/uploads/2024/10/20E_Tiparet_e_sigurise_AL-1.pdf

https://bqk-kos.org/wp-content/uploads/2024/10/20E_Tiparet_e_sigurise_seria_EUROPA-1.pdf

🔵 Tiparet e sigurisë për kartëmonedhën 50 Euro

https://bqk-kos.org/wp-content/uploads/2024/10/50E_Tiparet_e_sigurise.1-1.pdf

https://bqk-kos.org/wp-content/uploads/2024/10/50E_Tiparet_e_sigurise_seria_EUROPA-1.pdf

🔵 Tiparet e sigurisë për kartëmonedhën 100 Euro

https://bqk-kos.org/wp-content/uploads/2024/10/100E_Tiparet_e_sigurise-1-2-1.pdf

https://bqk-kos.org/wp-content/uploads/2024/10/100E_Tiparet_e_sigurise_seria_EUROPA-2-1.pdf

🔵 Tiparet e sigurisë për kartëmonedhën 200 Euro

https://bqk-kos.org/wp-content/uploads/2024/10/200E_Tiparet_e_sigurise-1-1.pdf

https://bqk-kos.org/wp-content/uploads/2024/10/200E_Tiparet_e_sigurise_seria_EUROPA-1.pdf

🔵 Tiparet e sigurisë për kartëmonedhën 500 Euro

https://bqk-kos.org/wp-content/uploads/2024/10/500E_Tiparet_e_sigurise-2.pdf

IMG_2801-1024x683 (2)

Sipas kalendarit të publikimeve BQK publikoi bilancin e gjendjes, pasqyrën e BQK-së dhe asetet rezervë: dhjetor 2023 :

https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore

Asetet e BQK-së në muajin dhjetor 2023 arritën vlerën prej 1.64 miliard euro, duke shënuar rënie për 127.2 milionë euro krahasuar me muajin paraprak, kryesisht si rezultat i zvogëlimit të bilancit të mjeteve të qeverisë (335.2 milionë euro) në njërën anë dhe rritjes së depozitave të fondeve pensionale (126.2 milionë euro), AKP (1.1 milion euro), bankat komerciale (67 milionë euro) si dhe korporatat publike jofinanciare (3.3 milionë euro).

Nga gjithsej asetet, vlera e investimeve në depozita dhe letrat me vlerë jashtë vendit më 31 dhjetor 2023 ishte 1.17 miliard euro. Gjatë muajit dhjetor 2023 krahasuar me muajin nëntor 2023, investimet e BQK-së jashtë vendit në formë të depozitave dhe letra me vlerë janë zvogëluar për 51.7 milionë euro, si rezultat i zvogëlimit të investimeve në depozita prej 71.1 milionë euro dhe rritjes neto  të letrave me vlerë për 19.4 milionë euro.  

Depozitat në BQK më 30 dhjetor 2023 ishin 1.36 miliardë euro, prej të cilëve 364.4 milionë euro ishin nga qeveria qendrore, 590.5 milionë euro nga bankat komerciale dhe 166.4 milion euro AKP dhe 241 milionë euro të tjerat.

Kapitali i BQK-së më 30 dhjetor 2023 ishte 99.3 milionë euro,

Ndërsa sa i përket aseteve të rezervës ndërkombëtare  në fund të muajit dhjetor 2023 shënuan vlerën 1.13 miliard euro e që janë për 255 milionë euro më të ulëta se në muajin paraprak. Kësaj rënie i ka kontribuar zvogëlimi i depozitave me jashtë për 211 milionë euro dhe investimet në letra me vlerë  për 44 milionë euro.  

BQK

BQK sipas kalendarit të publikimeve publikoi statistikat për institucionet tjera financiare për muajin nëntor 2023:

https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore

Njëkohësisht, u publikuan remitancat për tetor dhe ato preliminare për nëntor 2023. 

Ndërmjetësit tjerë financiar

Asetet e ndërmjetësve tjerë financiar në fund të muajit nëntor 2023 janë rritur për 2.8  milionë euro krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën 499.4 milionë euro.

Struktura e aseteve të sektorit mikrofinanciar dominohet nga kreditë të cilat përbëjnë 71.%  të gjithsej aseteve.

Kreditë bruto të ndërmjetëseve tjerë financiarë shënuan vlerën për rreth 354.5 milionë euro në nëntor 2023, rritje kjo për 7.6 milionë euro krahasuar me periudhën paraprake.

Kreditë ndaj ekonomive familjare në nëntor 2023 përfaqësojnë 61.8% të gjithsej kredive të sektorit mikrofinanciar.

Vlera e kredive të reja në muajin nëntor është  16.7 milionë ( në tetor ishte 35.91 milionë).

Kompanitë e sigurimeve

Asetet e kompanive të sigurimit në fund të muajit nëntor 2023 shënuan vlerën 300.6 milionë euro, e cila përfaqëson një ngritje prej  rreth 200 mijë euro krahasuar me muajin paraprak.

Struktura e aseteve në sektorin e sigurimeve përbëhet nga bilanci me bankat komerciale që përbëjnë 45.5% letrat me vlerë dhe asetet e tjera përbëjnë 28.8 % të aseteve ndërsa risigurimet e përbëjnë 15.1 % të gjithsej aseteve.

Fondet pensionale:

Asetet e fondeve pensionale në fund të muajit nëntor 2023 janë rritur për 54.3 milionë euro krahasuar me muajin paraprak duke shënuar vlerën rreth 2.65 miliardë euro.

Struktura e aseteve të sektorit pensional dominohet nga letrat me vlerë të kapitalit që përbejnë 77.4 %  të gjithsej aseteve.

Remitancat

Sipas vlerësimeve preliminare remitancat për muajin nëntor ishin rreth 101.3 milion euro. Prurjet më të mëdha edhe gjatë këtij muaji  kanë qenë përmes IFJB 65.%, kanalet tjera 19%, ndërsa përmes bankave 16%.

Remitancat deri në fund të nëntorit 2023 arritën vlerën rreth 1,217.8 milionë euro, që paraqet rritje prej 10.2% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022.

Për më gjerësisht publikimin mund ta gjeni në linkun në vijim:

https://view.officeapps.live.com/op/view.aspx?src=https%3A%2F%2Fbqk-kos.org%2Frepository%2Fdocs%2Ftime_series%2F31%2520Remittances-by%2520channel.xls&wdOrigin=BROWSELINK