Banka Qendrore e Republikës së Kosovës sipas kalendarit të publikimeve, prezanton statistikat për institucionet tjera financiare (jobanka) për muajin janar 2026.

Ndërmjetësit tjerë financiar

Asetet e ndërmjetësve tjerë financiarë në fund të muajit janar 2026 kanë arritur vlerën e 755.97 milionë euro, duke shënuar rritje për 8.94 milionë euro ose 1.20% krahasuar me muajin paraprak.

Kreditë bruto të ndërmjetësve tjerë financiar për këtë muaj arritën vlerën e 557.81 milionë euro, e cila përfaqëson rritje për 5.93 milionë euro krahasuar me periudhën paraprake. Sipas sektorëve, kreditë ndaj ekonomive familjare dominojnë me 58.83% në gjithsej kreditë e ndërmjetësve tjerë financiar.

Vlera e kredive të reja e ndërmjetësve tjerë financiarë në muajin janar 2026 ishte 50.52 milionë euro.

Kompanitë e sigurimeve

Asetet e kompanive të sigurimit në fund të muajit janar 2026 arritën vlerën 363.87 milionë eurove, që shënojnë një rritje prej rreth 5.23 milion euro krahasuar me muajin paraprak. Struktura e aseteve në sektorin e sigurimeve përbëhet nga bilanci me bankat komerciale, që përbëjnë 49.35%, letrat me vlerë dhe asetet e tjera 25.51% dhe risigurimet me pjesëmarrje 14.49%.

Fondet pensionale

Asetet e fondeve pensionale në fund të muajit janar 2026 kanë arritur vlerën në 3.86 miliardë euro. Struktura e aseteve të sektorit pensional dominohet nga aksionet dhe letrat me vlerë të kapitalit, që përbëjnë 79.77% të gjithsej aseteve. Të dhënat e plota mund t’i gjeni në këtë lidhje 🔗 https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore/

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës sipas kalendarit të publikimeve, prezanton statistikat për institucionet tjera financiare (jobanka) për muajin dhjetor 2025.

Ndërmjetësit tjerë financiar

Asetet e ndërmjetësve tjerë financiarë në fund të muajit dhjetor 2025 kanë arritur vlerën e 747.04 milionë euro, duke shënuar rritje për 3.10 milionë euro ose 0.42% krahasuar me muajin paraprak.

Kreditë bruto të ndërmjetësve tjerë financiar për këtë muaj arritën vlerën e 551.88 milionë euro, e cila përfaqëson rritje për 9.54 milionë euro krahasuar me periudhën paraprake. Sipas sektorëve, kreditë ndaj ekonomive familjare dominojnë me 58.72 % në gjithsej kreditë e ndërmjetësve tjerë financiar.

Vlera e kredive të reja e ndërmjetësve tjerë financiarë në muajin dhjetor 2025 ishte 63.86 milionë euro.

Kompanitë e sigurimeve

Asetet e kompanive të sigurimit në fund të muajit dhjetor 2025 arritën vlerën 357.69 milionë eurove, që shënojnë një vlerë relativisht të njëjtë krahasuar me muajin paraprak. Struktura e aseteve në sektorin e sigurimeve përbëhet nga bilanci me bankat komerciale, që përbëjnë 49.59%, letrat me vlerë dhe asetet e tjera 25.83% dhe risigurimet me pjesëmarrje 13.83%.

Fondet pensionale

Asetet e fondeve pensionale në fund të muajit dhjetor 2025 kanë arritur vlerën në 3.77 miliardë euro. Struktura e aseteve të sektorit pensional dominohet nga aksionet dhe letrat me vlerë të kapitalit, që përbëjnë 80.11% të gjithsej aseteve.

Të dhënat e plota mund t’i gjeni në këtë lidhje 🔗 https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore/

bqk_banka_082024_SHQ_v2-1024x576

Sipas kalendarit të publikimeve, BQK publikoi Bilancin e Gjendjes, Pasqyrën e BQK-së dhe Asetet Rezervë për muajin gusht 2024 (https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore/).

Asetet e BQK-së në fund të muajit gusht 2024 kanë arritur vlerën prej 1.78 miliard eurove, duke shënuar rritje për 49.77 milionë euro krahasuar me muajin paraprak, kryesisht si rezultat i rritjes të depozitave të Buxhetit të Republikës së Kosovës (Llogaria e Thesarit), fondeve pensionale dhe depozitat e bankave komerciale, ndërsa janë zvogëluar depozitat korporatave publike jo-financiare. Depozitat e Agjencisë Kosovare të Privatizimit kanë mbetur pothuajse në nivel të njëjtë me muajin paraprak.

Nga gjithsej asetet e jashtme, vlera e investimeve në depozita dhe letra me vlerë deri më 31 gusht 2024 ishte 1.25 miliard euro, cila krahasuar me muajin paraprak përfaqëson rënie prej 14.45 milionë euro. Prej tyre, investimet në depozita janë rritur për 5.34 milionë euro, ndërsa investimet në letra me vlerë janë zvogëluar për 19.79 milionë euro.

Depozitat në BQK deri më 31 gusht 2024 ishin 1.50 miliard euro, prej të cilëve 627.96 milionë euro nga Buxheti i Republikës së Kosovës (Llogaria e Thesarit), 556.11 milionë euro nga bankat komerciale, 170.54 milion euro nga Agjencia Kosovare e Privatizimit dhe 149.11 milionë euro të tjerat.

Kapitali i BQK-së deri më 31 gusht 2024 ishte 109.90 milionë euro.

Asetet e rezervës ndërkombëtare në fund të muajit gusht 2024 shënuan vlerën e 1.39 miliard euro, e cila përfaqëson rritje për 46.01 milionë euro krahasuar me muajin paraprak, ndikuar kryesisht nga rritja e investimeve në depozita për 68.65 milionë euro, ndërsa investimet në letra me vlerë kanë shënuar rënie prej 18.93 milionë euro për shkak të maturimit të letrave me vlerë.

bqk_bilanci-pagesave_062024_SHQ_v2-1024x576

Sipas kalendarit të publikimeve BQK publikoi statistikat: Bilanci i Pagesave (BP) për muajin qershor 2024:

https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore

Bilanci i pagesave deri në fund të muajit qershor 2024 u karakterizua me një deficit të llogarisë rrjedhëse në vlerë prej 681.40 milionë euro, i cili tregon rritje prej 135.28 milion euro krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Bilanci tregtar në mallra deri në fund qershorit 2024 shënoi deficit në vlerë 2,230.68 milionë euro, që është për 8.21% më i lartë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Eksporti për këtë periudhë shënoi vlerën 448.44 milionë euro që përfaqëson rritje prej 4.83%, ndërsa importi i mallrave shënoi rritje prej 7.63% duke arritur vlerën 2,679.12 milionë euro.

Llogaria e shërbimeve e cila vazhdimisht ka bilanc pozitiv, deri në fund të qershorit 2024 shënoi vlerën e 535.50 milionë eurove, që është për 2.82% më e lartë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit kaluar.

Të ardhurat parësore deri në fund të qershorit 2024 shënuan bilanc pozitiv prej 73.48 milionë euro, të cilat në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kishin vlerë 45.50 milionë euro duke treguar një rritje prej 61.49%.

Të ardhurat dytësore mbeten kontribuuesi kryesor në zbutjen e deficitit të llogarisë rrjedhëse dhe deri në qershor 2024 kjo llogari shënoi bilanc pozitiv prej 940.29 milionë euro.

Remitancat janë kategoria kryesore në kuadër të ardhurave dytësore, vlera e të cilave deri në qershor 2024 shënoi 630.07 milionë euro, që paraqet rritje prej 2.66 milionë euro ose 0.42% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023. Ndërsa, sipas vlerësimeve preliminare remitancat për muajin korrik 2024 ishin rreth 119.68 milion euro, duke arritur kështu vlerën 749.75 milionë euro (preliminare) për shtatë muajt e parë të vitit 2024. Prurjet më të mëdha edhe gjatë muajit korrik kanë qenë përmes IFJB me 50.23%, përmes bankave komerciale me 18.38% dhe kanaleve tjera me 31.38%.

Asetet në llogarinë financiare deri në fund të qershorit 2024 kanë shënuar bilanc pozitiv për 79.37 milionë euro. Ndërsa, detyrimet financiare kanë shënuar bilanc pozitiv në vlerë prej  527.56 milionë euro.

Investimet direkte në Kosovë deri në fund të qershorit 2024 ishin 408.09 milionë euro që paraqet një rritje prej 8.53 % krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit kaluar, përderisa investimet direkte jashtë Kosovës shënuan vlerën prej 105.43 milion eurove.

Asetet rezervë deri në fund të qershorit 2024 janë rritur për 128.53 milion euro, euro që paraqet një rritje prej 63.55% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak që ishte 78.59 milionë euro. Rritjes së aseteve rezervë i ka kontribuar rritja e depozitave të cilat gjatë periudhës janar-qershor 2024 u rritën për 207.42 milionë euro. Ndërsa, investimet në Letra me Vlerë gjatë kësaj periudhe u zvogëluan për 78.88 milionë euro për shkak të maturimit të disa prej Letrave me Vlerë.

bqk_bankat_072024_SHQ-1024x576

Sipas kalendarit të publikimeve, BQK publikoi statistikat e bankave komerciale për muajin korrik 2024:

https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore

Asetet e bankave komerciale në fund të muajit korrik 2024 kanë arritur vlerën në 7.66 miliardë euro, duke shënuar rritje për 0.85% krahasuar me muajin paraprak, kryesisht për shkak të rritjes së kredive bruto, të cilat në fund të muajit korrik kanë arritur vlerën në 5.39 miliardë euro. Krahasuar me muajin paraprak kreditë bruto në korrik 2024 janë rritur për 47.89 milionë euro ose 0.90%.

Vlera e kredive të reja në muajin korrik 2024 ishte 228.8 milionë euro.

Norma mesatare e interesit në kredi në muajin korrik 2024 ishte 6.17% (në qershor ishte 6.12%).

Depozitat e klientëve në korrik 2024 kanë arritur vlerën prej 6.26 miliardë euro, duke shënuar rritje për 120.79 milion euro, ose 1.97% krahasuar me muajin paraprak. Nga vlera e akumuluar e depozitave të klientëve, rreth 28.30% janë të afatizuara. Sipas sektorëve, ekonomitë familjare dominojnë me rreth 66.28% të gjithsej vlerës së depozitave.

Vlera e depozitave të reja në muajin korrik 2024 ishte 164.4 milion euro.

Norma mesatare e interesit në depozita në muajin korrik 2024 ishte 3.04% (në qershor 2024 ishte 2.89%).

Margjina e normës së interesit në kredi dhe depozita në muajin korrik 2024 ishte 3.12% (nga 3.23% sa ishte në qershor).

Raporti kredi-depozita në muajin korrik 2024 ishte në nivelin 86.24%.

Gjithsej kapitali i bankave komerciale në fund të muajit korrik 2024 arriti vlerën në 906.39 milionë euro. Provizionet për kredi u rriten për 0.18 milion euro apo 0.12% krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën 144.01 milion euro.

bqk_pasqyrat_072024_SHQ-1024x576

Sipas kalendarit të publikimeve, BQK publikoi bilancin e gjendjes, pasqyrën e BQK-së dhe asetet rezervë për korrik 2024:

https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore

Asetet e BQK-së në fund të muajit korrik 2024 kanë arritur vlerën prej 1.73 miliard euro, duke shënuar rritje për 25.19 milionë euro krahasuar me muajin paraprak, kryesisht si rezultat i rritjes të depozitave të Buxhetit të Republikës së Kosovës (Llogaria e Thesarit) dhe korporatave publike jofinanciare, ndërsa janë zvogëluar depozitat e bankave komerciale dhe fondeve pensionale. Depozitat e Agjencisë Kosovare të Privatizimit kanë mbetur pothuajse në nivel të njëjtë me muajin paraprak.

Nga gjithsej asetet e jashtme, vlera e investimeve në depozita dhe letra me vlerë jashtë vendit deri më 31 korrik 2024 ishte 1.27 miliard euro, e cila krahasuar me muajin paraprak përfaqëson rritje prej 60.88 milionë euro. Prej tyre, investimet në depozita janë rritur për 70.09 milionë euro, ndërsa investimet në letra me vlerë janë zvogëluar për 9.22 milionë euro.

Depozitat në BQK deri më 31 korrik 2024 ishin 1.45 miliard euro, prej të cilëve 618.66 milionë euro nga Buxheti i Republikës së Kosovës (Llogaria e Thesarit), 520.04 milionë euro nga bankat komerciale, 170.62 milion euro nga Agjencia Kosovare e Privatizimit dhe 144.46 milion euro të tjerat.

Kapitali i BQK-së deri më 31 korrik 2024 ishte 107.10 milionë euro.

Asetet e rezervës ndërkombëtare në fund të muajit korrik 2024 shënuan vlerën e 1.35 miliard euro, e cila përfaqëson rritje për 29.16 milionë euro krahasuar me muajin paraprak, ndikuar nga rritja e investimeve në depozita për 34.03 milionë euro, ndërsa investimet në letra me vlerë kanë shënuar rënie prej 4.60 milionë euro për shkak të maturimit të letrave me vlerë.

bqk_bp_052024_SHQ-1024x576

Sipas kalendarit të publikimeve BQK publikoi statistikat e Bilancit të Pagesave (BP) për muajin maj 2024:

https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore

Bilanci i pagesave deri në fund të muajit maj 2024 u karakterizua me një deficit të llogarisë rrjedhëse në vlerë prej 556.39 milionë euro, i cili tregon rritje prej 101.88 milion euro krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Bilanci tregtar në mallra deri në fund majit 2024 shënoi deficit në vlerë 1,833.93 milion euro, i cili është për 8.04% më i lartë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Eksporti për këtë periudhë shënoi vlerën 373.86 milionë euro, që përfaqëson rritje prej 4.14%, ndërsa importi i mallrave shënoi rritje prej 7.36% duke arritur vlerën 2,207.79 milionë euro.

Llogaria e shërbimeve, e cila vazhdimisht ka bilanc pozitiv, deri në fund të majit 2024 shënoi vlerën e 439.60 milionë eurove, që është për 0.33 % më e lartë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit kaluar.

Të ardhurat parësore deri në fund të majit 2024 shënuan bilanc pozitiv prej 65.79 milionë euro, të cilat në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kishin vlerë 32.21 milionë euro duke treguar një rritje prej 104.28%.

Të ardhurat dytësore mbeten kontribuuesi kryesor në zbutjen e deficitit të llogarisë rrjedhëse. Deri në maj 2024 kjo llogari shënoi bilanc pozitiv prej 772.16 milionë euro, e cila paraqet vlerë pothuajse të njëjtë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit kaluar.

Remitancat janë kategoria kryesore në kuadër të ardhurave dytësore, vlera e të cilave deri në maj 2024 shënoi 512.96 milionë euro, që paraqet rritje prej 9.56 milionë euro ose 1.90% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023. Ndërsa, sipas vlerësimeve preliminare remitancat për muajin qershor 2024 ishin rreth 119.71 milionë euro, duke arritur kështu vlerën për gjashtëmujorin e parë të vitit 2024 në 632.67 milionë euro (preliminare). Prurjet më të mëdha edhe gjatë muajit qershor kanë qenë përmes IFJB 60.14%, përmes bankave komerciale 15.50% dhe kanaleve tjera 24.36%.

Asetet në llogarinë financiare deri në fund të majit 2024 kanë shënuar bilanc negativ për 21.47 milionë euro. Ndërsa, detyrimet financiare kanë shënuar bilanc pozitiv në vlerë  prej 352.01 milionë euro.

Investimet direkte në Kosovë deri në fund të majit 2024 ishin 341.22 milionë euro, që paraqesin një rritje prej 10.00% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit kaluar, përderisa investimet direkte jashtë Kosovës shënuan vlerën 84.14 milionë euro.

Asetet rezervë deri në fund të majit 2024 janë rritur për 99.31 milionë euro, e cila përfaqëson rritje prej 52.70% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Rritjes së aseteve rezervë i ka kontribuar rritja e depozitave të cilat gjatë periudhës janar-maj 2024 u rritën për 192.29 milion euro. Ndërsa, investimet në letra me vlerë gjatë kësaj periudhe u zvogëluan për 92.98 milionë euro për shkak të maturimit të disa prej letrave me vlerë.

bqk_bankat_062024_SHQ-1024x576

Sipas kalendarit të publikimeve, BQK publikoi statistikat e bankave komerciale për muajin qershor 2024:

https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore

Asetet e bankave komerciale në fund të muajit qershor 2024 kanë arritur vlerën në 7.60 miliardë euro, duke shënuar rritje për 2.58% krahasuar me muajin paraprak, kryesisht për shkak të rritjes së kredive bruto, të cilat në fund të muajit qershor kanë arritur vlerën në 5.35 miliardë euro. Krahasuar me muajin paraprak kreditë bruto në qershor 2024 janë rritur për 124.56 milion euro ose 2.39%.

Vlera e kredive të reja në muajin qershor 2024 ishte 236.50 milionë euro.

Norma mesatare e interesit në kredi në muajin qershor 2024 ishte 6.12% (në maj 2024 ka qenë 6.14%).

Depozitat e klientëve në qershor 2024 kanë arritur vlerën prej 6.13 miliardë euro, duke shënuar rritje për 67.67 milionë euro, ose 1.12% krahasuar me muajin paraprak. Nga vlera e akumuluar e depozitave të klientëve, rreth 27.13% janë të afatizuara. Sipas sektorëve, ekonomitë familjare dominojnë me rreth 67.05% të gjithsej vlerës së depozitave.

Vlera e depozitave të reja në muajin qershor 2024 ishte 78.92 milionë euro.

Norma mesatare e interesit në depozita në muajin qershor 2024 ishte 2.89% (në maj 2024 ka qenë 2.48%).

Margjina e normës së interesit në kredi dhe depozita në muajin qershor 2024 ishte 3.23% (në maj 2024 ka qenë 3.65%).

Raporti kredi-depozita në muajin qershor 2024 ishte në nivelin 87.16%.

Gjithsej kapitali i bankave komerciale në fund të muajit qershor 2024 arriti vlerën në 901.99 milionë euro. Ndërsa, provizionet për kredi u zvogëluan për 4.80 milionë euro apo 3.32% krahasuar me muajin paraprak duke shënuar vlerën 143.83 milion euro.

banka-qendrore-e-kosoves-1

Sipas kalendarit të publikimeve, BQK publikoi bilancin e gjendjes, pasqyrën e BQK-së dhe asetet rezervë për qershor 2024:

https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore

Asetet e BQK-së në fund të muajit qershor 2024 kanë arritur vlerën prej 1.71 miliard euro, duke shënuar rritje për 62.46 milionë euro krahasuar me muajin paraprak, kryesisht si rezultat i rritjes të depozitave të bankave komerciale, fondeve pensionale, depozitave të Qeverisë së Kosovës dhe Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Ndërsa, janë zvogëluar depozitat e korporatave publike jofinanciare.

Nga gjithsej asetet, vlera e investimeve në depozita dhe letra me vlerë jashtë vendit deri më 30 qershor 2024 ishte 1.21 miliardë euro, e cila krahasuar me muajin paraprak përfaqëson rritje prej 53.22 milionë euro. Prej tyre, investimet në depozita janë rritur për 36.46 milionë euro, ndërsa investimet në letra me vlerë janë rritur për 16.77 milionë euro.

Depozitat në BQK derimë 30 qershor 2024 ishin 1.42 miliard euro, prej të cilëve 549.06 milionë euro nga Buxheti i Republikës së Kosovës (Llogaria e Thesarit), 554.90 milionë euro nga bankat komerciale, 170.64 milionë euro nga Agjencia Kosovare e Privatizimit dhe 145.54 milionë euro të tjerat.

Kapitali i BQK-së deri më 30 qershor 2024 ishte 104.42 milionë euro.

Asetet e rezervës ndërkombëtare në fund të muajit qershor 2024 shënuan vlerën e 1.32 miliard euro, e cila përfaqëson rritje për 29.47 milionë euro krahasuar me muajin paraprak, ndikuar nga rritja e investimeve në depozita për 15.18 milionë euro dhe investimeve në letra me vlerë për 11.77 milionë euro.

bqk_bilacipagesave_042024_SHQ-1024x576

Sipas kalendarit të publikimeve BQK publikoi statistikat: Bilanci Pagesave (BP) për muajin prill 2024, Pozicioni i Investimeve Ndërkombëtare dhe Borxhi i Jashtëm i Kosovës për tremujorin e parë 2024:

https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore

Bilanci i pagesave deri në fund të muajit prill 2024 u karakterizua me një deficit të llogarisë rrjedhëse në vlerë prej 435.46 milionë euro, i cili tregon rritje prej 122.96 milionë euro krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Bilanci tregtar në mallra deri në fund prillit 2024 shënoi deficit në vlerë 1,441.59 milionë euro, që është për 11.72% më i lartë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Eksporti për këtë periudhë shënoi vlerën 287.18 milionë euro e që paraqet rënie të lehtë prej 1.05%, ndërsa importi i mallrave shënoi rritje prej 9.79% duke arritur vlerën 1,728.77 milionë euro.

Llogaria e shërbimeve e cila vazhdimisht ka bilanc pozitiv, deri në fund të prillit 2024 shënoi vlerën e 358.02 milionë eurove, që është për 0.58 % më e lartë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit kaluar.

Të ardhurat parësore deri në fund të prillit 2024 shënuan bilanc pozitiv prej 46.55 milionë euro, e cila në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kishte vlerë 17.94 milionë euro dhe tregon për një rritje prej afër 160%.

Të ardhurave dytësore mbetet kontribuuesi kryesor në zbutjen e deficitit të llogarisë rrjedhëse. Deri në prill 2024 kjo llogari shënoi bilanc pozitiv prej 601.56 milionë euro e që paraqet vlerë pothuajse i njëjtë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit kaluar.

Remitancat janë kategoria kryesore në kuadër të ardhurave dytësore, vlera e të cilave deri në prill 2024 shënoi 394.24 milionë euro, që paraqet rritje prej 9.73 milionë euro ose 2.53% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023.

Asetet në llogarinë financiare deri në fund të prillit 2024 kanë shënuar bilanc negativ për 28.56 milionë euro. Ndërsa, detyrimet financiare kanë shënuar bilanc pozitiv në vlerë  prej 260.07 milionë euro.

Investimet direkte në Kosovë deri në fund të prillit 2024 ishin 269.58 milionë euro që paraqet një rritje prej 5.50% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit kaluar, përderisa investimet direkte jashtë Kosovës shënuan vlerën 56.57 milionë euro.

Asetet rezervë deri në fund të prillit 2024 janë rritur për 72.92 milionë euro, rritje pothuajse e njëjtë me atë të vitit paraprak që ishte për 72.70 milionë euro. Rritjes së aseteve rezervë i ka kontribuar rritja e depozitave të cilat gjatë periudhës janar-prill 2024 u rritën për 143.97 milionë euro. Ndërsa investimet në letra me vlerë gjatë kësaj periudhe u zvogëluan për 71.05 milionë euro për shkak të maturimit të disa prej letrave me vlerë.

Pozicioni i investimeve ndërkombëtare në tremujorin e parë 2024, u karakterizuar me rritjen e vlerës së aseteve ndërkombëtare për 62.85 milionë euro dhe detyrimeve ndërkombëtare për 180.87 milionë euro. Vlera e akumuluar e aseteve ndërkombëtare në fund të prillit 2024 shënoi 7.45 miliardë euro, ndërsa vlera e detyrimeve 9.39 miliardë euro.

Rritjes së aseteve ndërkombëtare në tremujorin e parë 2024 i kanë kontribuar kategoria e investimeve direkte për 37.08 milionë euro, investimeve në letra me vlerë për 177.08 milionë euro dhe asetet rezervë me 30.90 milionë euro. Ndërsa, rënie ka shënuar kategoria investimet tjera për 182.21 milionë euro.

Në kuadër të detyrimeve të jashtme, gjatë tremujorit të parë 2024 investimet e huaja direkte në Kosovë janë rritur për 218.47 milionë euro, ndërsa investimet tjera i zvogëluan për 37.60 milionë euro.

Borxhi i jashtëm bruto i cili përfshinë borxhin publik dhe privat në fund të tremujorit të parë 2024, arriti vlerën 3.84 miliardë euro, e cila paraqet rënie prej 12.18 milionë euro krahasuar me tremujorin paraprak. Kontribuuesi kryesor i rënies  së borxhit të jashtëm në Kosovë ishte sektori privat për 17.64 milionë euro, ndërsa borxhi publik u rrit për 5.46 milionë.

Borxhi i sektorit publik në fund të tremujorit të parë 2024 arriti vlerën 874.49 milionë euro duke marrë pjesë me 22.80% në gjithsej borxhin e jashtëm. Pjesa më e madhe e borxhit publik përbëhet nga borxhi i jashtëm i qeverisë, i cili në fund të tremujorit të parë 2024 ishte 704.41 milionë euro.

Borxhi i sektorit privat të tremujorit të parë 2024 arriti vlerën 2.96 miliardë euro. Pjesëmarrësit në borxhin privat janë bankat komerciale (16.13%), kompanitë në relacion të investimeve direkte (31.15%) dhe sektorët tjerë (52.73%).