Banka Qendrore e Republikës së Kosovës sipas kalendarit të publikimeve, prezanton statistikat për institucionet tjera financiare (jobanka) për muajin janar 2026.

Ndërmjetësit tjerë financiar

Asetet e ndërmjetësve tjerë financiarë në fund të muajit janar 2026 kanë arritur vlerën e 755.97 milionë euro, duke shënuar rritje për 8.94 milionë euro ose 1.20% krahasuar me muajin paraprak.

Kreditë bruto të ndërmjetësve tjerë financiar për këtë muaj arritën vlerën e 557.81 milionë euro, e cila përfaqëson rritje për 5.93 milionë euro krahasuar me periudhën paraprake. Sipas sektorëve, kreditë ndaj ekonomive familjare dominojnë me 58.83% në gjithsej kreditë e ndërmjetësve tjerë financiar.

Vlera e kredive të reja e ndërmjetësve tjerë financiarë në muajin janar 2026 ishte 50.52 milionë euro.

Kompanitë e sigurimeve

Asetet e kompanive të sigurimit në fund të muajit janar 2026 arritën vlerën 363.87 milionë eurove, që shënojnë një rritje prej rreth 5.23 milion euro krahasuar me muajin paraprak. Struktura e aseteve në sektorin e sigurimeve përbëhet nga bilanci me bankat komerciale, që përbëjnë 49.35%, letrat me vlerë dhe asetet e tjera 25.51% dhe risigurimet me pjesëmarrje 14.49%.

Fondet pensionale

Asetet e fondeve pensionale në fund të muajit janar 2026 kanë arritur vlerën në 3.86 miliardë euro. Struktura e aseteve të sektorit pensional dominohet nga aksionet dhe letrat me vlerë të kapitalit, që përbëjnë 79.77% të gjithsej aseteve. Të dhënat e plota mund t’i gjeni në këtë lidhje 🔗 https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore/

Publikimi i statistikave të bankave komerciale për muajin janar 2026 Çmimi i BQK-së për shkrimin dhe raportimin në gazetari për sektorin financiar 2026