Më 17 qershor 2025, Këshilli Kombëtar i Pagesave (KKP) mbajti takimin e tij tematik mbi reformat për modernizimin e sistemit kombëtar të pagesave dhe integrimin në SEPA, të cilat pritet të sjellin përfitime të rëndësishme për ekonominë dhe qytetarët.

Takimi, i drejtuar nga Zëvendësguvernatori i BQK-së për Operacione Bankare, z. Dardan Fusha në rolin e kryesuesit të KKP-së, u hap me fjalë përshëndetëse nga Guvernatori i BQK-së, z. Ahmet Ismaili, Ministri në detyrë i Financave, z. Hekuran Murati, si dhe përfaqësues nga Banka Botërore, IFC dhe Shoqata e Bankave. Pjesëmarrja e gjerë nga drejtues të institucioneve publike dhe private, si dhe institucionet partnere ndërkombëtare, dëshmoi mbështetjen e fortë institucionale për këto reforma.

Në fokus të diskutimeve ishte progresi i BQK-së në përmbylljen e para-aplikimit për anëtarësim në SEPA dhe përgatitja për qasjen në skemat SEPA dhe sistemin evropian të pagesave të shpejta. U theksuan përfitimet që lidhen me sigurinë, efikasitetin, uljen e kostove dhe kohës së transfereve dhe remitancave.

Në përmbyllje, u prezantuan disa rekomandime kyçe, përfshirë vazhdimin e punës së grupeve në përgatitjet, ndër të tjera, për:

  • Avancimin e infrastrukturës së pagesave (KIPS);
  • Implementimin e sistemit të pagesave të shpejta TIPS clone;
  • Përgatitjen ligjore dhe teknike për aplikimet në SEPA; dhe
  • Formimin e Grupit Punues ndërinstitucional për implementimin e Bankingut të Hapur;

Konkluzionet janë shpërndarë dhe miratuar nga anëtarët e Këshillit. Materialet e takimit janë në dispozicion për publikun dhe palët e interesuara, në linqet në vijim:

Agjenda e takimit – 17.06.2025

Përmbledhja e diskutimeve – Minutat e takimit dhe Rekomandimet/Konkluzionet

Prezantimet e këtij takimi:

Z. Dardan Fusha, Banka Qendrore e Kosovës: Zhvillimet në infrastrukturën ligjore dhe teknike në fushën e pagesave;

Z. Lumni Rrustolli, Banka Qendrore e Kosovës: Përfshirja Financiare – të dhëna mbi zhvillimin e infrastrukturës dhe statistikave të shërbimeve të pagesave;

Z. Atdhetar Ibrahimi, përfaqësues nga IFJB-të: Veprimet e ndërmarra nga ofruesit e shërbimeve të pagesave lidhur me digjitalizimin e shërbimeve të pagesave;

Z. José M. Moreno de Barreda, IFC: Formimi i Grupit Punues për implementimin e Bankingut të Hapur;


Z. Dardan Fusha, Banka Qendrore e Kosovës: Diskutim i hapur dhe prezantimi i konkluzioneve dhe rekomandimet nga takimi.

Këshilli Kombëtar i Pagesave më 31 janar 2024 mbajti takimin vjetor riiniciues me anëtarësi të zgjeruar