Shefi i Auditimit të Brendshëm të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), z. Labinot Lekaj i shoqëruar nga Udhëheqësi i Njësisë së Auditimit të Teknologjisë së Informacionit, z. Korab Gashi, morën pjesë në seminarin ndërkombëtar të nivelit të lartë për qeverisjen dhe rolin e auditimit të brendshëm në bankat qendrore me temën “Nga Sigurimi në Ndikim: Fuqizimi i Auditorëve të Brendshëm si Këshilltarë të Besuar/Strategjikë”, bashkëorganizuar në Podgoricë nga Banka Qendrore e Malit të Zi dhe Banka Qendrore e Holandës.

Ngjarja e zhvilluar nga 6-8 tetor 2025, ka mbledhur drejtues të lartë të auditimit të brendshëm nga bankat qendrore dhe institucionet financiare nga rajoni dhe Evropa, për të diskutuar çështje strategjike që lidhen me qeverisjen, pavarësinë institucionale dhe rolet në zhvillim të auditimit të brendshëm në bankat qendrore.

Z. Lekaj gjatë këtij seminari mori pjesë si panelist me tematikën “Roli i auditimit të brendshëm në mbrojtjen e pavarësisë së bankave qendrore dhe ndërtimin e qëndrueshmërisë për të ardhmen”. Në panel u trajtuan çështje kyçe si identifikimi i hershëm i dështimeve të qeverisjes, përdorimi i teknologjisë dhe analizës së të dhënave, zhvillimi i aftësive të reja të auditorëve të brendshëm, si dhe vizioni strategjik i funksionit të auditimit të brendshëm deri në vitin 2030 e më tej, duke u mbështetur në praktikat më të mira ndërkombëtare.

Në këtë seminar ndërkombëtar morën pjesë gjithashtu kryeshefat ekzekutiv të auditimit dhe drejtues të lartë të auditimit të brendshëm nga 16 banka qendrore, duke krijuar një platformë të rëndësishme për shkëmbim profesional dhe bashkëpunim ndërinstitucional.

BQK mbetet e përkushtuar të ndjek zhvillimet më të fundit në fushën e auditimit të brendshëm, me synim forcimin e kontrolleve të brendshme dhe rritjen e transparencës institucionale.

Guvernatori Ismaili priti Kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, z. Lulzim Rafuna për të diskutuar zgjerimin e bashkëpunimit BQK në “Forumin e Pagesave 2025”: Modernizimi i sistemit të pagesave, prioritet kombëtar drejt gjithëpërfshirjes dhe integrimit financiar evropian