Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), z. Ahmet Ismaili, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, ka pritur në takim zyrtar Kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), z. Lulzim Rafuna, me bashkëpunëtorë.

Në hyrje të takimit, Guvernatori Ismaili e informoi z. Rafuna lidhur me aktualitetet e sektorit financiar, stabilitetit financiar si dhe treguesit kyç të sistemit financiar, si dhe angazhimin e BQK-së në krijimin e politikave të qëndrueshme që krahas rritjes së qëndrueshmërisë së sektorit kontribuojnë në qasjen në financa, edukimin dhe gjithëpërfshirjes financiare.

Tutje, u diskutua për veprimet e ndërmarra nga BQK-ja në drejtim të avancimit të kornizës ligjore, rregullative dhe infrastrukturore, duke përfshirë çështjen e procesit të pritshëm të anëtarësimit në SEPA, projektin e pagesave të shpejta (TIPS Clone), projekte të cilat për shkak të përfitimeve për ekonominë, u mirëpriten dhe mbështeten nga ana e OEK-ut.

Gjithashtu, u diskutua për kornizën rregullative të sektorit financiar, mundësitë aktuale të qasjes në financa, ndërsa u përmend nevoja e biznesit për avancimin e rregullativës për të mundësuar kanale alternative të financimit përmes tregut të kapitalit, disponueshmerinë e të dhënave të publikuara mbi ekonominë dhe sektorin financiar të cilat mund të shfrytëzohen nga shoqatat e biznesit në aspekt të promovimit të investimeve të huaja. Nisma konkrete lidhur me organizime të përbashkëta u konstatuan si aktivitete me interes të ekonomisë. 

Nga ana e tij, Kryetari i OEK-ut prezantoi aktivitetet e ndërmarra për promovimin e ekonomisë së Kosovës tek investitorët dhe platformat e ndryshme rajonale dhe vendore, ndërsa falënderoi Guvernatorin Ismaili për përkushtimin në diskutimin rreth qasjes në financa për bizneset si dhe për qëndrueshmërinë e sektorit financiar, si një nga segmentet e rëndësishme të vendit.

Takimi është në vazhdën e avancimit të dialogut institucional me organizatat profesionale dhe palët e interesit në fushat me interes të përbashkët publik, derisa u theksua nevoja për një komunikim të vazhdueshëm në nivel të dy organizatave. 

Guvernatori Ismaili priti në takim Ambasadorin jorezident të Mbretërisë së Arabisë Saudite për Kosovë, SH. T. z. Faisal Ghazi Ismail Hifzi i shoqëruar nga delegacioni i Federatës së Odave Ekonomike Shefi i Auditimit të Brendshëm, z. Labinot Lekaj panelist në seminarin ndërkombëtar të nivelit të lartë të mbajtur në Mal të Zi