Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), z. Ahmet Ismaili me bashkëpunëtorët e tij, ka pritur në takim në vizitë zyrtare përfaqësuesit e në Bankës Kombëtare të Austrisë (OeNB), të prirë nga znj. Julia Wörz, Shefe e Seksionit për Evropën Qendrore, Lindore dhe Juglindore.

Takimi dypalësh është zhvilluar në frymën e bashkëpunimit të shkëlqyeshëm institucional midis by bankave qendrore, në të gjitha nivelet drejtuese dhe është në funksion të zgjerimit të tij në nivele teknike dhe profesionale, në shkëmbimit të përvojave dhe ngritjes së kapaciteteve institucionale si dhe angazhimeve në projekte të përbashkëta.

Duke vlerësuar lart bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet BQK-së dhe OeNB-së, Guvernatori Ismaili e informoi delegacionin e Bankës Qendrore të Austrisë mbi zhvillimet e fundit në sektorin bankar, duke përfshirë reformat e ndërmarra nga BQK-ja në fushën e stabilitetit financiar, fushën makroprudenciale, si dhe për forcimin e funksionit mbikëqyrës financiare, integritetit të sistemit financiar, edukimit financiar si dhe përmirësimit të qasjes në financa të sigurta.

Vizita e ekipit të OeNB-së me pastaj vijoi me takime të nivelit teknik dhe profesional, nën kryesimin e Drejtores së Departamentit për Stabilitetit Financiar, Hulumtimeve dhe Analizave Ekonomike, znj. Zana Gjocaj, me ekipin e saj, me fokus të veçantë në fushën e stabilitetit financiar, avancimin e kapaciteteve në makromodelim, si dhe shkëmbimin e përvojave të mira rreth analizave ekonomike dhe qasjeve të politikave monetare, në një ambient i cili paraqet sfida serioze për gjitha bankat qendrore.

Në kuadër të këtij takimi, gjithashtu u diskutua mundësia e përfshirjes që BQK-ja të krijojë një anketë në vazhdën e “OeNB Euro Survey”, që paraqet një instrument të rëndësishëm për kuptimin e sjelljes financiare të qytetarëve në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në fund, palët u dakorduan për intensifikimin e mëtejmë të bashkëpunimit dhe për identifikimin e fushave të reja për mbështetje teknike dhe shkëmbim ekspertize ndërmjet dy institucioneve, duke respektuar frymën e lartët ë bashkëpunimit në të gjitha nivelet udhëheqëse.

Guvernatori Ismaili takon Koordinatorin Munishi, diskutohet thellimi i bashkëpunimit ndërinstitucional në parandalimin dhe luftimin e krimeve ekonomike dhe financiare Guvernatori i BQK-së takon Ambasadorin Britanik për të diskutuar zhvillimet në sistemin financiar dhe forcimin e bashkëpunimit