Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), z. Ahmet Ismaili, ka pritur në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Sh.T. Z. Jonathan Hargreaves. Takimi u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm institucional, me fokus në zhvillimet më të fundit në sistemin financiar të Kosovës, reformat në kornizën ligjore dhe rregullative, si dhe në ruajtjen e integritetit dhe qëndrueshmërisë së sistemit financiar të vendit.

Guvernatori Ismaili vlerësoi lart mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar përmes agjencive zhvillimore si DFID, për themelimin, konsolidimin dhe reformimin e institucioneve publike të Kosovës, duke përfshirë kontributin e rëndësishëm në financat publike, shërbimin civil, luftën kur kundër-korrupsionit dhe parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Gjithashtu, Guvernatori e informoi Ambasadorin lidhur me bashkëpunim aktual dhe aktivitetet për zgjerimin e mëtejmë të bashkëpunimit me Bankën Qendrore të Anglisë si dhe Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare të Mbretërisë së Bashkuar, institucion përgjegjës për mbikëqyrjen e tregjeve dhe mbrojtjen e konsumatorit.

Ambasadorin Hargreaves u informua për zhvillimet më të fundit në sektorin financiar të Kosovës, ku u theksua se sistemi financiar është i sigurt, stabil dhe likuid, i cili vazhdon të luajë një rol kyç në mbështetje të ekonomisë së vendit si dhe qasjes në financa.

Po ashtu, Guvernatori e informoi për progresin e arritur në avancimin e kornizës ligjore dhe rregullative në përafrimin me kornizën rregullatore të Bashkimit Evropian, përfshirë përgatitjet për anëtarësimin e Kosovës në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA), duke përmendur edhe sfidën aktuale nga mos publikimi i ligjeve të sektorit financiar për shkak të shqyrtimit kushtetues. Ky proces ka ndikuar në dinamikën e vlerësimit të para-aplikimit të BQK-së në SEPA tek institucionet përkatëse të Bashkimit Evropian.

Në takim u prezantuan gjithashtu reformat e brendshme institucionale të ndërmarra nga BQK, të cilat synojnë avancimin e kapaciteteve organizative dhe përmirësimin e qeverisjes së brendshme, në linjë me rekomandimet nga institucionet partnere ndërkombëtare. Me këtë rast, Guvernatori shprehu mirënjohje ndaj partnerëve ndërkombëtar për mbështetjen e vazhdueshme, e cila kontribuon në mënyrë të drejtpërdrejtë në zhvillimin e kapaciteteve njerëzore dhe infrastrukturore.

Në kuadër të përpjekjeve për luftimin e parasë së falsifikuar dhe ruajtjen e integritetit të valutës euro, Guvernatori prezantoi zhvillimet në rishikimin e kornizës ligjore për luftimin e falsifikimit të parasë, proces ky që po mbështetet nga Zyra e BE-së në Prishtinë dhe Banka Qendrore e Kroacisë.

Gjatë takimit u diskutuan gjithashtu edhe sfidat dhe nevojat aktuale, dhe në këtë kontekst, palët u dakorduan që, mbi bazën e rezultateve të deritanishme dhe ekspertizës së dëshmuar, për të shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit dhe mbështetjes nga autoritetet britanike, me qëllim të avancimit të proceseve të rëndësishme për sektorin financiar, ekonominë vendore dhe integrimin financiar ndërkombëtar.

Guvernatori Ismaili priti në takim delegacionin e lartë të Bankës Kombëtare të Austrisë (OeNB) Miratohet Raporti Vjetor i BQK-së për vitin 2024: Konfirmohet stabiliteti financiar, forcimi i integritetit të sistemit financiar dhe qëndrueshmëria afatgjatë institucionale