Banka Qendrore e Republikës së Kosovës sipas kalendarit të publikimeve, prezanton statistikat për institucionet tjera financiare (jobanka) për muajin shkurt 2025.

Ndërmjetësit tjerë financiar

Asetet e ndërmjetësve tjerë financiarë në fund të muajit shkurt 2024 kanë arritur vlerën e 665.60 milionë euro, duke shënuar rritje për 7.18 milionë euro ose 1.09% krahasuar me muajin paraprak.

Struktura e aseteve të këtyre institucioneve dominohet nga kreditë, të cilat përbëjnë 69.68% të gjithsej aseteve. Kreditë bruto të ndërmjetësve tjerë financiar  për këtë muaj shkurt arritën vlerën e 463.81 milionë euro, e cila  përfaqëson një rritje për 7.35 milionë euro krahasuar me periudhën paraprake. Sipas sektorëve, kreditë ndaj ekonomive familjare dominojnë, duke përbërë 58.93% të gjithsej kredive të ndërmjetësve tjerë financiar.

Vlera e kredive të reja të emetuara nga ndërmjetësit tjerë financiarë në muajin shkurt 2025 ishte 44.32 milionë euro.

Kompanitë e sigurimeve

Asetet e kompanive të sigurimit në fund të muajit shkurt 2025 arritën vlerën e 340.78 milionë eurove, e cila përfaqëson gjendje pothuajse të njëjtë me muajin paraprak (rritje për 0.01 milionë euro). Struktura e aseteve në sektorin e sigurimeve përbëhet nga bilanci me bankat komerciale, që përbëjnë 47.03%, letrat me vlerë dhe asetet e tjera 26.36% dhe risigurimet me pjesëmarrje 15.55%.

Fondet pensionale

Asetet e fondeve pensionale në fund të muajit shkurt 2025 kanë arritur vlerën e 3.32 miliardë euro. Struktura e aseteve të sektorit pensional dominohet nga letrat me vlerë të kapitalit, që përbëjnë 80.00% të gjithsej aseteve.

Të dhënat e plota mund t’i gjeni në këtë lidhje 🔗 https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore/

Publikimi i statistikave të bankave komerciale për muajin shkurt 2025 Publikimi i statistikave të Sektorit të Jashtëm për tremujorin e katër 2024 dhe Bilancit të Pagesave për muajin janar 2025