Banka Qendrore e Republikës së Kosovës sipas kalendarit të publikimeve, prezanton statistikat e bankave komerciale për muajin shkurt 2025.

Asetet e bankave komerciale – në fund të muajit shkurt 2025 kanë arritur vlerën në 8.43 miliardë euro, duke shënuar rritje për 0.29% krahasuar me muajin paraprak.

Kreditë bruto – në fund të muajit shkurt 2025 kanë arritur vlerën në 5.90 miliardë euro, duke shënuar rritje për 89.19 milionë euro ose 1.53% krahasuar me muajin paraprak.

Vlera e kredive të reja – në muajin shkurt 2025 ishte 230.54 milionë euro.

Norma mesatare e interesit në kredi – në muajin shkurt 2025 ishte 6.04% (në janar 2025 ka qenë 6.01%).

Depozitat e klientëve – në shkurt 2025 kanë arritur vlerën prej 6.89 miliardë euro, duke shënuar rritje për 14.57 milionë euro ose 0.21% krahasuar me muajin paraprak. Nga vlera e akumuluar e depozitave të klientëve, rreth 29.23% janë të afatizuara. Sipas sektorëve, ekonomitë familjare dominojnë me rreth 66.64% të gjithsej vlerës së depozitave (rreth 4.59 miliardë euro).

Vlera e depozitave të reja – në muajin shkurt 2025 ishte 85.24 milionë euro.

Norma mesatare e interesit në depozita  në muajin shkurt 2025 ishte 2.99% (në janar 2025 ka qenë 3.01%).

Margjina e normës së interesit – në kredi dhe depozita në muajin shkurt 2025 ishte 3.05% (në janar 2025 ka qenë 3.0%).

Raporti kredi-depozita  në muajin shkurt 2025 ishte në nivelin 85.74%.

Gjithsej kapitali i bankave komerciale – në fund të muajit shkurt 2025 arriti vlerën në 999.01 milionë euro, e cila përfaqëson rënie prej 0.71% krahasuar me janar 2025. Ndërsa, provizionet për kredi kanë shënuar rritje për 1.23% krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën 136.04 milionë euro.

Të dhënat e plota mund t’i gjeni në këtë lidhje 🔗 https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore/

Guvernatori Ismaili: Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është e përkushtuar të mbështesë një të ardhme digjitale dhe të sigurt të shërbimeve financiare Publikimi i statistikave financiare për institucionet tjera financiare (jobanka) për muajin shkurt 2025