Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), z. Ahmet Ismaili me bashkëpunëtorë ka pritur në takim Drejtorin e Zyrës së Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH për Kosovë, z. David Oberhuber me bashkëpunëtorin i tij.

Në këtë takim, Guvernatori Ismaili e informoi Drejtorin Oberhuber lidhur me zhvillimet kryesore në sektorin financiar, reformat e ndërmarra në avancimin e kornizës ligjore dhe rregullative, duke nënvizuar stabilitetin dhe performancën e mirë të sektorit financiar, si dhe nismat ligjore të ndërmarrja nga BQK-ja për gjithëpërfshirjen financiare, qasjen në financa dhe edukimin financiar.

Në vijim të takimit, Guvernatori i BQK-së e informoi Drejtorin e Zyrës së GIZ-it për Kosovë për procesin para-aplikimit për anëtarësim në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA) te Komisioni Evropian, si dhe projektin për avancimin dhe modernizimin e sistemit të pagesave, si një projekte të rëndësishme në arritjen e objektivave dhe Planit të saj Strategjik të BQK-së.

Guvernatori e vlerësoi lartë bashkëpunimin me autoritetet rregullative gjermane, ndërsa u nënvizua bashkëpunimi i shkëlqyeshëm me Deutshce Bundesbank, si në aspektin e menaxhimit të rezervave ndërkombëtare të vendit tonë ashtu edhe mbështetjen në kuadër të Eurosistemit. Gjithashtu,  z. Oberhuber u falënderua për bashkëpunimin dhe mbështetjen e dhënë nga GIZ Kosovë për reformat e avancimit të kornizës rregullative dhe ngritjen e kapaciteteve institucionale.

Në kuadër të këtij takimi, u diskutua për mundësitë e vazhdimit të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve në projekte konkrete që ndihmojnë digjitalizimin e sistemit financiar në fushën e pagesave dhe menaxhimit të automatizuar të parave të gatshme sipas teknologjive që përdoren nga bankat qendrore nga Eurosistemi, në funksion të zgjerimit të gjithëpërfshirjes financiare, luftimit të dukurisë së parave të falsifikuara dhe fuqizimit të edukimit financiar.

Në fund të takimit, Guvernatori Ismaili shprehu mirënjohjen e thellë për popullin dhe autoritetet gjermane në mbështetjen e vazhdueshme, ndërsa të dy palët shprehen gatishmërinë për të avancuar bashkëpunimin në linjë me prioritetet strategjike.

Guvernatori Ismaili takoi Ambasadorin e Dukatës së Madhe të Luksemburgut Sh. T. Eric Dietz Publikimi i statistikave të Bilancit të Pagesave deri në dhjetor 2024