Banka Qendrore e Republikës së Kosovës sipas kalendarit të publikimeve, prezanton statistikat e Bilanci Pagesave për muajin dhjetor 2024.

Bilanci i pagesave – deri në fund të muajit dhjetor 2024 u karakterizua me një deficit të llogarisë rrjedhëse në vlerë prej 920.77 milionë euro, i cili tregon rritje prej 26.24% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Bilanci tregtar – në mallra deri në fund dhjetorit 2024 shënoi deficit në vlerë 4,926.82 milionë euro, që është për 7.15% më i lartë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Eksporti për këtë periudhë shënoi vlerën 956.21 milionë euro, e cila përfaqëson rritje prej 9.82%, ndërsa importi i mallrave shënoi rritje prej 7.57% duke arritur vlerën 5,883.03 milionë euro.

Llogaria e shërbimeve – e cila vazhdimisht ka bilanc pozitiv, deri në fund të dhjetorit 2024 arrit bilancin pozitiv prej 1,792.03 milionë euro, që është për 9.99% më e lartë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit kaluar.

Të ardhurat parësore – deri në fund të dhjetorit 2024 shënuan bilanc pozitiv prej 215.36 milionë euro, të cilat në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kishin vlerë 198.89 milionë euro duke treguar një rritje prej 8.28%.

Të ardhurave dytësore – mbetet kontribuuesi kryesor në zbutjen e deficitit të llogarisë rrjedhëse. Deri në dhjetor 2024 kjo llogari shënoi bilanc pozitiv prej 1,998.66 milionë euro, e cila paraqet rënie prej 2.06% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit kaluar.

Remitancat – janë kategoria kryesore në kuadër të ardhurave dytësore, vlera e të cilave deri në dhjetor 2024 shënoi 1,355.01 milionë euro, që paraqet rritje prej 19.25 milionë euro ose 1.44% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023.

Asetet në llogarinë financiare – deri në fund të dhjetorit 2024 kanë shënuar bilanc pozitiv për 605.57 milionë euro. Ndërsa, detyrimet financiare kanë shënuar bilanc pozitiv në vlerë prej  1,254.72 milionë euro.

Investimet direkte në Kosovë – deri në fund të dhjetorit 2024 ishin 856.06 milionë euro, e cila paraqet një rritje prej 1.90 % krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit kaluar, përderisa investimet direkte jashtë Kosovës shënuan vlerën 224.87 milionë euro.

Asetet rezervë – deri në fund të dhjetor 2024 janë rritur për 69.71 milionë euro. Të dhënat e plota mund t’i gjeni në këtë lidhje 🔗 https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore/.

Guvernatori Ismaili takoi Drejtorin e GIZ-it për Kosovë, z. David Oberhuber Miratohet Udhërrëfyesi për Zbatimin e Procesit të Rishikimit Mbikëqyrës për banka