Bordi i BQK-së

Bordi i Bankës Qendrore përbëhet nga Guvernatori dhe katër (4) anëtarë joekzekutivë, të cilët ngarkohen me detyrën e aprovimit dhe mbikëqyrjes së zbatimit të politikave, si dhe mbikëqyrjen e administrimit dhe të aktiviteteve të Bankës Qendrore.

Mbledhjet e Bordit të Bankës Qendrore kryesohen nga Kryetari, i cili zgjidhet prej Bordit të Bankës Qendrore nga radhët e anëtarëve joekzekutivë të tij. Bordi i Bankës Qendrore mblidhet aq shpesh sa do të kërkohet nga veprimtaria e Bankës Qendrore por jo më pak se dhjetë herë për vit kalendarik.

Bashkim Nurboja

Kryetar i Bordit të BQK-së
Lexo më shumë

Ahmet Ismaili

Guvernatori i BQK-së
Lexo më shumë

Nora Latifi Jashari

Anëtare e Bordit të BQK-së
Lexo më shumë

Nexhat Kryeziu

Anëtar i Bordit të BQK-së
Lexo më shumë

Arta Hoxha

Anëtare e Bordit të BQK-së
Lexo më shumë

Bashkim Nurboja

Kryetar i Bordit të BQK-së
Lexo më shumë

Ahmet Ismaili

Guvernatori i BQK-së
Lexo më shumë

Nora Latifi Jashari

Anëtare e Bordit të BQK-së
Lexo më shumë

Nexhat Kryeziu

Anëtar i Bordit të BQK-së
Lexo më shumë

Arta Hoxha

Anëtare e Bordit të BQK-së
Lexo më shumë

Kompetencat dhe detyrat e Bordit të BQK-së

Vendimet e bordit të BQK-së

Në listën më poshtë mund të gjeni, filtroni listën e vendimeve të Bordit të BQK-së, të periudhës nga viti 2022 deri tek vendimet e fundit. Lista e vendimeve më të vjetra mund të gjinden tek arkivi.

Filtro vendimet

Zgjedh vitin e vendimeve
Arkivi
Zgjedh datat

Nga data

Deri në datën

18/12/2024

Vendimet e Bordit të BQK-së më 17 dhjetor 2024

Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 17 dhjetor 2024, mori vendimet si në vijim: • Vendim për miratimin e Buxhetit të Bankës Qendrore për vitin 2025; • Vendim për miratimin e Rregullores për Transaksionet me Personat e Ndërlidhur të Siguruesve; • Vendim për miratimin e rregulloreve si vijon; o Rregullore për administrimin zyrtar dhe likuidimin e institucioneve të pagesave dhe institucioneve të parasë elektronike; o Rregullore për agjentët e ofruesve të shërbimeve të pagesave; o Rregullore për regjistrin publik të institucioneve të pagesave dhe parasë elektronike; o Rregullore për kapitalin fillestar dhe fondet vetanake të institucioneve të pagesave dhe institucioneve të parasë elektronike; o Rregullore për kontraktimin e jashtëm; o Rregullore për kërkesat e mbrojtjes së fondeve të aplikueshme për institucionet e pagesave dhe institucionet e parasë elektronike; o Rregullore për periudhën kalimtare për zbatimin e ligjit për shërbimet e pagesave; o Rregullore për kontabilitet dhe auditim të jashtëm të institucioneve të pagesave dhe parasë elektronike; o Rregullore për kontrollet e brendshme dhe auditimin e brendshëm të institucioneve të pagesave dhe parasë elektronike; o Rregullore për kriteret e përcaktimit të shumës minimale monetare të sigurimit të përgjegjësisë profesionale ose garancive të tjera të ngjashme; o Rregullore për përcaktimin e kërkesave për transfertat e kreditit dhe transaksionet për debitimet direkte në euro; o Rregullore për autorizimin, miratimin paraprak dhe qeverisjen e institucioneve të pagesave dhe parasë elektronike si dhe regjistrimin e ofruesve të shërbimeve të informacionit të llogarisë; o Rregullore për standardet teknike për autentifikim të thelluar të klientit dhe standardet e hapura, të përbashkëta dhe të sigurta të komunikimit; o Rregullore për ta njoftuar Bankën Qendrore të Kosovës për incidente madhore operacionale apo të sigurisë; o Rregullore për Teknologjinë e informacionit dhe komunikimit - menaxhimi i rrezikut të teknologjisë informative dhe sigurisë; o Rregullore për trajtim të ankesave nga institucionet financiare; o Rregullore për Procedurat e Shqiptimit të Ndëshkimeve Administrative; • Vendim për miratimin e Planit Vjetor të Bordit të Bankës Qendrore për vitin 2025; • Vendim për miratimin e Planit të Punës së Auditimit të Brendshëm për vitin 2025. Gjithashtu, Bordi i Bankës Qendrore u njoftua me: • Raportin përmbledhës nga takimi i Komitetit për Qeverisje, Etikë dhe Burime Njerëzore, të mbajtur më 10 dhjetor 2024; • Raportin përmbledhës nga takimi i Komitetit të Auditimit, të mbajtur më 16 dhjetor 2024; • Planin Strategjik të Auditimit të Brendshëm për periudhën 2025-2027.

11/12/2024

Vendimet e Bordit të BQK-së më 10 dhjetor 2024

Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 10 dhjetor 2024, shqyrtoi në parim Draft Buxhetin për Bankën Qendrore për vitin 2025 Gjithashtu, Bordi i Bankës Qendrore u njoftua me: • Me draft rregulloret dhe procesin për aplikim për SEPA, si dhe me procesin për implementimin e Sistemit të Pagesave të Shpejta-TIPS.

25/11/2024

Vendimet e Bordit të BQK-së më 25 nëntor 2024

Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 25 nëntor 2024, mori vendimet si në vijim: • Vendim për miratimin e Pasqyrave Financiare të BQK-së për tremujorin e tretë 2024; • Vendim për miratimin e Rregullores për Drejtorët dhe Menaxherët e Lartë të Bankave; • Vendim për miratimin e Strukturës Organizative të Bankës Qendrore të rishikuar. Gjithashtu, Bordi i Bankës Qendrore u njoftua me: • Raportin Mujor të Guvernatorit/Bordit Ekzekutiv; • Raportet përmbledhëse nga takimet e Komitetit për Qeverisje, Etikë dhe Burime Njerëzore, të mbajtur më 21 tetor dhe 18 nëntor 2024; • Raportin Përmbledhës nga takimi i Komitetit të Auditimit, të mbajtur me 29 tetor 2024; • Raportin mbi aktivitet e Auditimit të Brendshëm për periudhën Janar-Shtator 2024; • Planin Vjetor të Komitetit të Auditimit për vitin 2025.

30/09/2024

Vendimet e Bordit të BQK-së më 30 shtator 2024

Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 30 shtator 2024, u njoftua me: 1. Raportin Mujor të Guvernatorit/Bordit Ekzekutiv; 2. Raportin Përmbledhës nga takimi i Komitetit të Auditimit, të mbajtur me 11 shtator 2024; 3. Deklaratën e Apetitit të Rrezikut të Bankës Qendrore; 4. Aktivitetet në funksion të zbatimit të IFRS 17 dhe Solvencës 2 në sektorin e sigurimeve; 5. Aktivitetet në funksion të zbatimit të metodologjisë së vlerësimit të bankave (ang.SREP).

29/08/2024

Vendimet e Bordit te BQK-se më 29 gusht 2024

Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 29 gusht 2024, mori vendimet si në vijim: Vendim për miratimin e Pasqyrave Financiare të BQK-së për tremujorin e dytë 2024. Vendim për miratimin e Rregullores për Plotësimin dhe Ndryshimin e Rregullores për Auditorët e Jashtëm të IMF-ve; Vendim për miratimin e Rregullores për Plotësimin dhe Ndryshimin e Rregullores për Auditorët e Jashtëm të IFJB-ve; Vendim për miratimin e Rregullores për Regjistrin e Llogarive. Gjithashtu, Bordi i Bankës Qendrore u njoftua me: Raportin Mujor të Guvernatorit/Bordit Ekzekutiv; Raportin Përmbledhës nga takimi i Komitetit për Qeverisje, Etikë dhe Burime Njerëzore, të mbajtur me 22 korrik 2024.

Skip to content