Banka Qendrore e Hungarisë (Magayar Nemzeti Bank – MNB) organizoi në Budapest takim për zëvendësguvernatorët e vendeve të Ballkanit Perëndimor për të diskutuar përgatitjet e nevojshme për anëtarësim në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA).

Gjatë këtij takim të mbajtur më 18 nëntor 2024, u diskutuan sfidat me të cilat ballafaqohen bankat qendrore lidhur me përmbushjen e kërkesave të SEPA dhe ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme, si dhe roli mbështetës i MNB-së  për këtë proces integrues.

Përfaqësuesit e MNB-së paraqiten përvojën e tyre, duke u fokusuar në aspektet teknike të integrimit në SEPA dhe kornizën e tyre si një model për pajtueshmëri me kërkesat e SEPA, duke përfshirë infrastrukturën dhe operacionet bankare.

Hungaria, e cila kryeson Presidencën e Bashkimit Evropian që nga 1 korriku 2024, ka për prioritet mbështetjen e procesit të zgjerimit të BE-së, në veçanti lidhur me integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Prandaj, MNB shprehu zotimin e saj për t’i mbështetur bankat qendrore të rajonit në tejkalimin e sfidave që lidhen me funksionet e bankingut qendror, me fokus mundësimin e pagesave nëpërmjet SEPA dhe procesin e integrimit në zonë.

Procesi i integrimit në SEPA paraqet sfida dhe është mjaftë kompleks si për bankën qendrore ashtu edhe për bankat dhe ofruesit tjerë të shërbimeve të pagesave. Megjithatë, ky proces është një hap thelbësor drejtë integrimit të mëtejmë me BE-në dhe rajonin, si dhe për forcimin e procesit të përgjithshëm integrues me BE-në.

Temat e trajtuara gjatë këtij diskutimi u vlerësuan lartë nga të gjithë pjesëmarrësit, duke e cilësuar këtë një mundësi të rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit rajonal dhe me vendet e BE-së, në funksion të avancimit të infrastrukturës financiare dhe ofrimit të shërbimeve financiare më efikase për qytetarët dhe bizneset e rajonit tonë.

Guvernatori Ismaili pranon letër urimi nga Guvernatori i Bankës së Anglisë me rastin e 25-vjetorit të BQK-së Zëvendësguvernatori Cakaj: BQK-ja është angazhuar për ofrimin e një kornize rregullative që mbështet dhe siguron cilësi të lartë të raportimit dhe auditimit të saktë të institucioneve financiare sipas standardeve ndërkombëtare