Guvernatori i Bankës së Anglisë, z. Andrew Bailey, i ka dërguar një letër Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), z. Ahmet Ismaili duke e uruar atë dhe BQK-në me rastin e shënimit të 25-vjetorit të themelimit.

Letra nënvizon progresin e jashtëzakonshëm për ndërtimin nga e para të një banke qendrore moderne dhe vlerëson punën e palodhur dhe vendosmërinë e të gjithë stafit të BQK-së.

Tutje, z. Bailey theksoi rëndësinë e Bankës Qendrore në mbështetjen e ekonomisë së vendit, duke siguruar një sistem të sigurt të pagesave dhe një sistem të besueshëm bankar.

Përveç kësaj, nga Banka e Anglisë ishte deleguar Drejtoresha Ekzekutive e Pagesave të Bankës, znj. Victoria Cleland, e cila mori pjesë në shënimin 25-vjetorit të BQK-së, duke qenë folëse në Konferencën Ndërkombëtare, në panelin e parë me titull “Integrimi në SEPA, transformimi digjital dhe implikimet për shërbimet financiare”.

Guvernatori Ismaili priti në BQK drejtues të lartë të FMN-së, BB-së dhe guvernatorë të bankave qendrore evropiane Zëvendësguvernatori i BQK-së Dardan Fusha mori pjesë në takimin me zëvendësguvernatorët e vendeve të rajonit, organizuar nga Banka Qendrore e Hungarisë mbi integrimi e Ballkanit Perëndimor në SEPA