Banka Qendrore e Republikës së Kosovës sipas kalendarit të publikimeve, prezanton statistikat e Sektorit të Jashtëm për tremujorin e tretë 2025 dhe Bilancit të Pagesave për muajin tetor 2025.

Bilanci i pagesave – deri në fund të muajit tetor 2025 u karakterizua me një deficit të llogarisë rrjedhëse në vlerë prej 734.04 milionë euro, me një rritje prej 197.60 milionë euro apo 36.8 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Bilanci tregtar – në mallra deri në fund të tetorit 2025 shënoi deficit në vlerë 4.64 miliardë euro, që është për 16.5% më i lartë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Eksporti gjatë kësaj periudhe arriti vlerën 785.96 milionë euro, duke shënuar rënie për 0,23 % krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, ndërsa importi i mallrave shënoi rritje prej 13.77% duke arritur vlerën 5.43 miliardë euro.

Llogaria e shërbimeve – vazhdoi me bilanc pozitiv e cila, deri në fund të tetorit 2025, shënoi vlerën e 1.95 miliard eurove, që është për 21.15 % më e lartë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit kaluar.

Të ardhurat parësore – deri në fund të tetorit 2025 shënuan bilanc pozitiv prej 230.38 milionë euro, e cila në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kishte vlerë 179.15 milionë euro, që paraqet një rritje prej afër 28.60%.

Të ardhurave dytësore – mbetet kontribuuesi kryesor në zbutjen e deficitit të llogarisë rrjedhëse. Deri në tetor 2025 kjo llogari shënoi bilanc pozitiv prej 1.73 miliard euro që është për 4.23%  më e lartë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit kaluar.

Remitancat – janë kategoria kryesore në kuadër të ardhurave dytësore, vlera e të cilave deri në tetor 2025 shënoi 1.17 miliard euro, që paraqet rritje prej  48.51 milionë euro ose 4.32%  krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024. Ndërsa, sipas vlerësimeve preliminare remitancat për muajin nëntor 2025 ishin rreth 104.85 milionë euro, duke arritur vlerën 1.28 miliardë euro (preliminare) deri në fund të nëntorit të vitit 2025 që paraqet rritje për 4,20 % krahasuar me periudhën paraprake. Prurjet më të mëdha edhe gjatë muajit nëntor kanë qenë përmes IFJB me 56.06%, kurse pjesa tjetër prej 16.88% përmes bankave komerciale dhe 27.06% përmes kanaleve tjera.

Asetet në llogarinë financiare – deri në fund të tetorit 2025 kanë shënuar bilanc pozitiv për  836.03 milionë euro. Ndërsa, detyrimet financiare – kanë shënuar bilanc pozitiv në vlerë  prej  1.25 miliard euro.

Investimet direkte në Kosovë – deri në fund të tetorit 2025 ishin  846.75 milionë euro që paraqet një rritje prej 27.85% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit kaluar, përderisa investimet direkte jashtë Kosovës shënuan vlerën prej 301.65 milionë euro.

Asetet rezervë – deri në fund të tetorit 2025 janë rritur për 356.76 milionë euro, që paraqet një rritje prej 36.53% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak që ishin 261.30 milionë euro. Rritjes së aseteve rezervë i ka kontribuar rritja e depozitave të cilat gjatë periudhës janar-tetor 2025 u rritën për 376.56 milionë euro. Ndërsa, investimet në Letra me Vlerë gjatë kësaj periudhe u zvogëluan për 19.80 milionë euro, për shkak të maturimit të disa prej Letrave me Vlerë.

Pozicioni i investimeve ndërkombëtare – në tremujorin e tretë 2025, u karakterizuar me rritjen e vlerës së aseteve ndërkombëtare për 831.76 milionë euro dhe detyrimeve ndërkombëtare për  420.00 milionë euro. Vlera e akumuluar e aseteve ndërkombëtare në fund të qershor 2025 shënoi  9.24 miliardë euro, ndërsa vlera e detyrimeve 11.38 miliardë euro.

Rritjes së aseteve ndërkombëtare – në tremujorin e tretë 2025 i kanë kontribuar kategoria e investimeve direkte për 101.86 milionë euro, investimeve në letra me vlerë për 350.26 milionë euro, investimet tjera për 249.50 milionë euro dhe asetet rezervë me 130.14 milionë euro.

Në kuadër të detyrimeve të jashtme – gjatë tremujorit të tretë 2025, investimet e huaja direkte në Kosovë janë rritur për 298.99 milionë euro, ndërsa investimet tjera u rritën për 121.01 milionë euro.

Borxhi i jashtëm bruto – i cili përfshinë borxhin publik dhe privat në fund të tremujorit të tretë 2025, arriti vlerën  4.61 miliardë euro, e cila paraqet rritje prej 142.08 milionë euro krahasuar me tremujorin paraprak. Rritjes së borxhit të jashtëm në Kosovë i ka kontribuar sektori privat për  145.21 milionë euro, ndërsa borxhi publik u zvogëlua për 3.12 milionë euro.

Borxhi i sektorit publik – në fund të tremujorit të tretë 2025 arriti vlerën 1.02 miliard euro, duke marrë pjesë me 22.05% në gjithsej borxhin e jashtëm. Pjesa më e madhe e borxhit publik përbëhet nga borxhi i jashtëm i qeverisë, i cili në fund të tremujorit të tretë 2025 ishte  855.82 milionë euro.

Borxhi i sektorit privat – të tremujorit të tretë 2025 arriti vlerën 3.59 miliardë euro. Pjesëmarrësit në borxhin privat janë bankat komerciale 19.73% kompanitë në relacion të investimeve direkte 27.61% dhe sektorët tjerë 52.66%. Të dhënat e plota mund t’i gjeni në këtë lidhje 🔗 https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore/

Guvernatori Ismaili paraqet para medieve dhe gazetarëve Prezantimin Vjetor për vitin 2025: Ri-konfirmohet stabiliteti financiar, progresi në reforma dhe prioritetet për 2026 Guvernatori Ismaili takoi të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Japonisë në Kosovë, z. Hiroyasu Tanigaki