Banka Qendrore e Republikës së Kosovës sipas kalendarit të publikimeve, prezanton statistikat e bankave komerciale për muajin mars 2025.

Asetet e bankave komerciale – në fund të muajit mars 2025 kanë arritur vlerën në 8.63 miliardë euro, duke shënuar rritje për 2.41% krahasuar me muajin paraprak, kryesisht për shkak të rritjes së aseteve të ndërlidhura me instrumentet financiare.

Kreditë bruto – në fund të muajit mars 2025 kanë arritur vlerën në 6.12 miliardë euro, duke shënuar rritje për 214.79 milionë euro ose 3.64% krahasuar me muajin paraprak.

Vlera e kredive të reja – në muajin mars 2025 ishte 343.44 milionë euro.

Norma mesatare e interesit në kredi – në muajin mars 2025 ishte 5.69%, në shkurt 2025 ka qenë 6.04%.

Depozitat e klientëve – në mars 2025 kanë arritur vlerën prej 6.97 miliardë euro, duke shënuar rritje për 83.25 milionë euro ose 1.21% krahasuar me muajin paraprak. Nga vlera e akumuluar e depozitave të klientëve, rreth 29.04% janë të afatizuara. Sipas sektorëve, ekonomitë familjare dominojnë me rreth 66.53% të gjithsej vlerës së depozitave, rreth 4.64 miliardë euro.

Vlera e depozitave të reja – në muajin mars 2025 ishte 81.0 milionë euro.

Norma mesatare e interesit në depozita – në muajin mars 2025 ishte 2.98%, në shkurt 2025 ka qenë 2.99%.

Margjina e normës së interesit – në kredi dhe depozita në muajin mars 2025 ishte 2.72%, në shkurt 2025 ka qenë 3.05%.

Raporti kredi-depozita – në muajin mars 2025 ishte në nivelin 87.80%.

Gjithsej kapitali i bankave komerciale – në fund të muajit mars 2025 arriti vlerën në 1.00 miliard euro. Ndërsa, provizionet për kredi kanë shënuar rritje për rreth 1.64% krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën 138.26 milion euro.

Të dhënat e plota mund t’i gjeni në këtë lidhje 🔗 https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore/.

Guvernatori Ismaili takon drejtorët ekzekutivë të Konstituencave në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankë Botërore Guvernatori Ismaili takon shefin e Misionit të FMN-së për Kosovë, z. Amaglobeli në Washington D.C.