Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), z. Ahmet Ismaili, i shoqëruar nga Anëtarja Joekzekutive e Bordit, znj. Hoxha, dhe Zëvendësguvernatorja znj. Shileku-Shala gjatë takimeve pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB), zhvilloi takime të rëndësishme të ndara me Drejtorët Ekzekutiv të Konstituencave të FMN-së dhe BB-së.

Në takimin me z. Yigit Yasar, u diskutuan projektet në proces me FMN-në si dhe mbështetja e mëtejshme për ngritjen e kapaciteteve institucionale të BQK-së si dhe mbikëqyrjen financiare. Guvernatori Ismaili falënderoi z. Yasar për mbështetjen e vazhdueshme që i është ofruar Kosovës në kuadër të Konstituencës së FMN-së ku vendi ynë është anëtar.

Po ashtu, në takimin me znj. Nathalie Francken, Drejtore Ekzekutive në Bankën Botërore u vlerësua lartë bashkëpunimi i deritanishëm në kuadër të projekteve të sektorit financiar, përfshirë projektin për integrimin e Kosovës në SEPA (Zona e Pagesave në Euro) dhe zhvillimin sistemit të pagesave të shpejta TIPS Clone. Guvernatori Ismaili falënderoi znj. Francken për mbështetjen profesionale që ekspertët e Bankës Botërore kanë ofruar në hartimin e kornizës ligjore dhe ngritjen e kapaciteteve, si dhe për ndihmën në fazën e implementimit të projektit, që paraqet një hap të rëndësishëm për avancimin e sistemit financiar të vendit dhe lehtësimin e shërbimeve për qytetarët.

BQK mbetet e përkushtuar në thellimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë për të avancuar zhvillimin financiar dhe forcimin e kapaciteteve institucionale në funksion të stabilitetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.

Guvernatori Ismaili takoi Presidenten e Bankës Qendrore Evropiane, znj. Christine Lagarde Publikimi i statistikave të bankave komerciale për muajin mars 2025