Banka Qendrore e Republikës së Kosovës sipas kalendarit të publikimeve, prezanton statistikat e Bilancit të Gjendjes, Pasqyrën e BQK-së dhe Asetet Rezervë për muajin gusht 2025.

Asetet e BQK-së – në fund të muajit gusht 2025 arritën vlerën prej 1.98 miliard euro, duke shënuar rritje prej 119.03 milionë euro krahasuar me muajin korrik 2025. Kjo rritje ishte kryesisht si rezultat i rritjes së depozitave të Buxhetit të Republikës së Kosovës (Llogaria e Thesarit), Bankave Komerciale, Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) dhe Fondet pensionale.

Nga gjithsej asetet, vlera e investimeve në depozita dhe letra me vlerë jashtë vendit më 31 gusht 2025 ishte 1.46 miliard euro. Krahasuar me muajin paraprak investimet e BQK-së jashtë vendit në formë të depozitave dhe letrave me vlerë janë rritur për 72.09 milionë euro, prej të cilave investimet në depozita janë rritur 62.22  milionë euro dhe investimet në letra me vlerë janë rritur për 9.87 milionë euro.

Depozitat në BQK – deri më 31 gusht 2025 ishin 1.69 miliard euro, duke shënuar rritje prej 118.73 milion euro nga periudha paraprake. Prej tyre, 682.02 milionë euro janë nga Buxheti i Republikës së Kosovës, 671.56 milionë euro nga bankat komerciale, 188.62 milion euro nga AKP dhe 152.28 milion euro nga burimet tjerat.

Kapitali i BQK-së – deri më 31 gusht 2025 ishte 120.97 milion euro.

Asetet e Rezervës ndërkombëtare – në fund të muajit gusht shënuan vlerën 1.56 miliard euro, duke shënuar një rritje prej 102.35 milion euro krahasuar me muajin paraprak. Kjo ka ardhur kryesisht nga rritja e depozitave për  97.30 milionë euro dhe rritja  investimeve në letra me vlerë për 8.04 milionë euro.

Të dhënat e plota mund t’i gjeni në këtë lidhje 🔗 https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore/.

BQK pret Misionin e Asistencës Teknike të FMN-së për forcimin e modelimit dhe parashikimit makroekonomik BQK forcon kapacitetet institucionale drejt integrimit në Sistemin e Bankave Qendrore Evropiane përmes Programit për Forcimin e Kapaciteteve të Bankave Qendrore në Ballkanin Perëndimor