Banka Qendrore e Republikës së Kosovës sipas kalendarit të publikimeve, prezanton statistikat e Bilancit të Gjendjes, Pasqyrën e BQK-së dhe Asetet Rezervë për muajin dhjetor 2025.

Asetet e BQK-së – në fund të muajit dhjetor 2025 arritën vlerën prej 1.73 miliard euro, duke shënuar rënie prej 342.65 milionë euro krahasuar me muajin nëntor 2025. Kjo rënie ishte kryesisht si rezultat i rënies së depozitave të Buxhetit të Republikës së Kosovës (Llogaria e Thesarit), bankave komerciale dhe fondeve pensionale.

Nga gjithsej asetet vlera e investimeve në depozita dhe letra me vlerë jashtë vendit më 31 dhjetor 2025 ishte rreth 1.22 miliard euro. Krahasuar me muajin paraprak investimet e BQK-së jashtë vendit në formë të depozitave dhe letrave me vlerë janë zvogëluar për 379.86 milionë euro, prej të cilave investimet në depozita janë zvogëluar 397.86 milionë euro, ndërsa investimet në letra me vlerë janë rritur për 18.10 milionë euro.

Depozitat në BQK – deri më 31 dhjetor 2025 ishin 1.44 miliard euro, duke shënuar rënie prej 343.93 milionë euro nga periudha paraprake.

Kapitali i BQK-së – deri më 31 dhjetor 2025 ishte 129.17 milionë euro.

Asetet e Rezervës Ndërkombëtare – në fund të muajit dhjetor, arritën vlerën prej 1.29 miliard eurosh, duke shënuar një rënie prej 346.87 milionë eurosh krahasuar me muajin paraprak. Kjo rënie erdhi kryesisht si rezultat i uljes së parasë së gatshme dhe depozitave, të cilat u zvogëluan për 346.12 milionë euro, ndërsa investimet në letra me vlerë u ulën vetëm me 1.96 milionë euro krahasuar me muajin paraprak.

Të dhënat e plota mund t’i gjeni në këtë lidhje 🔗 https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore/

Guvernatori Ismaili takoi të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Japonisë në Kosovë, z. Hiroyasu Tanigaki Guvernatori Ismaili pret misionin e ri të FMN-së për forcimin e sigurisë kibernetike, menaxhimit të rrezikut dhe qeverisjes së inteligjencës artificiale në BQK