Banka Qendrore e Republikës së Kosovës sipas kalendarit të publikimeve, prezanton statistikat për institucionet tjera financiare (jobanka) për muajin qershor 2025.

Ndërmjetësit tjerë financiar

Asetet e ndërmjetësve tjerë financiarë në fund të muajit qershor 2025 kanë arritur vlerën e 671.28 milionë euro, duke shënuar rritje për 11.75 milionë euro ose 1.78% krahasuar me muajin paraprak.

Struktura e aseteve të këtyre institucioneve dominohet nga kreditë, të cilat përbëjnë 74.44% të gjithsej aseteve. Kreditë bruto të ndërmjetësve tjerë financiar për këtë muaj arritën vlerën e 499.70 milionë euro, e cila përfaqëson rritje për 7.89 milionë euro krahasuar me periudhën paraprake. Sipas sektorëve, kreditë ndaj ekonomive familjare dominojnë me 58.78% në gjithsej kreditë e ndërmjetësve tjerë financiar.

Vlera e kredive të reja të emetuara nga ndërmjetësit tjerë financiarë në muajin qershor 2025 ishte 39.57 milionë euro.

Kompanitë e sigurimeve

Asetet e kompanive të sigurimit në fund të muajit qershor 2025 arritën vlerën 347.16 milionë eurove, e cila përfaqëson një rritje të lehtë prej 3.31 milionë euro. Struktura e aseteve në sektorin e sigurimeve përbëhet nga bilanci me bankat komerciale, që përbëjnë 48.39%, letrat me vlerë dhe asetet e tjera 25.85% dhe risigurimet me pjesëmarrje 14.01%.

Fondet pensionale

Asetet e fondeve pensionale në fund të muajit qershor 2025 kanë arritur vlerën në 3.38 miliardë euro. Struktura e aseteve të sektorit pensional dominohet nga aksionet dhe letrat me vlerë të kapitalit, që përbëjnë 80.26% të gjithsej aseteve.

Të dhënat e plota mund t’i gjeni në këtë lidhje 🔗 https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore/

Guvernatori Ismaili priti Drejtorin Ekzekutiv të Odës Sllovene të Bizneseve në Kosovë, z. Bajram Fusha BQK: Apple Pay tani e disponueshme edhe në Kosovë — një hap tjetër drejt digjitalizimit të pagesave