Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) me qëllim të nxitjes së raportimit për sistemin financiar, shpall thirrjen për shkrimin dhe raportimin më të mirë për sektorin financiar, të botuar në shtypin e shkruar ose online, si dhe në mediet radio e televizive.

Kjo thirrje synon të vlerësojë dhe të shpërblejë gazetarinë më të mirë në fushën e ekonomisë, me fokus të veçantë në sistemin financiar. Në një kohë kur transparenca dhe informimi i saktë mbi çështjet financiare janë thelbësore për qytetarët dhe bizneset, ky çmim synon të njohë dhe promovojë gazetarët që ofrojnë analiza të thelluara, hulumtime cilësore dhe raportime të balancuara mbi sistemin financiar.

Çmimi është tradicional dhe ndahet çdo vit, përkatësisht me 15 nëntor – Ditën e themelimit të Bankës Qendrore e Republikës së Kosovës.

Çmimi i BQK-së për shkrimin dhe raportimin më të mirë për sektorin financiar, përfshinë kategoritë në vijim:

• Shkrimi më i mirë i publikuar në gazetë (online dhe PDF) (1);

• Shkrimi më i mirë i publikuar në medie online/web portal (1);

• Raportimi më i mirë i transmetuar në televizion (1); dhe

• Raportimi më i mirë i transmetuar në radiostacion (1).

Komisioni Përzgjedhës do të jetë i përbërë nga profesionistët e fushës së gazetarisë dhe ekipi i BQK-së, ku do të vlerësojë aplikimet bazuar në saktësinë, objektivitetin, ndikimin dhe kreativitetin e raportimit.

Shkrimet apo raportimet duhet të jenë të botuara, publikuara dhe të emetuara gjatë vitit aktual, përkatësisht nga 1 janari 2026 deri më 30 shtator 2026.

Artikujt duhet të trajtojnë tema që lidhen me sistemin financiar, përkatësisht për bankat, sigurimet, pensionet, gjithëpërfshirjen financiare dhe inovacionin financiar, etj.

Shkrimet dhe raportimet duhet të bazohen në të dhëna të sakta, me hulumtim të thelluar dhe qasje objektive,  të kenë ndikim publik dhe të ndihmojnë në avancimin e edukimit financiar.

Aplikacioni duhet të ketë një përmbledhje të shkurtër/letër mbështetëse, e cila shpjegon se si janë përdorur apo siguruar të dhënat gjatë ndërtimit të artikullit apo raportimit.

Afati për dorëzimin e shkrimeve apo raportimeve: 30 shtator 2026.

Fituesit e çmimeve do të marrin mirënjohje nga BQK-ja dhe shpërblehen financiarisht.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës rezervon të drejtën për anulimin e kësaj thirrjeje në çdo fazë të procesit, apo çmimeve ndonjërit nga çmimet sipas kategorive, në rast se nuk ka aplikime të suksesshme ose nëse vlerësohen se nuk kanë përmbushur kushtet dhe kriteret e përcaktuara.

Punimet duhet të dorëzohen në version elektronik në formatin MS Word apo PDF duke ia bashkangjitur lidhjen se ku është publikuar shkrimi/raportimi, në adresën elektronike: [email protected] ose të shtypura në adresën: Luan Haradinaj Nr. 2, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës, me mbishkrimin “Çmimi i BQK-së për shkrimin dhe raportimin në gazetari për sektorin financiar 2026”.

Publikimi i statistikave financiare për institucionet tjera financiare (jobanka) për muajin janar 2026 Banka Qendrore e Republikës së Kosovës forcon rrugën e saj drejt integrimit evropian përmes pjesëmarrjes në Programin e financuar nga BE të Sistemit Evropian të Bankave Qendrore për ngritjen e kapaciteteve