Zëvendësguvernatorja e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), znj. Nesrin Shileku-Shala, mori pjesë në takimin vjetor të Dialogut Ekonomik dhe Financiar (ECOFIN) me partnerët rajonalë, të organizuar nga Komisioni Evropian.

Gjatë këtij takimi të nivelit të lartë, znj. Shileku-Shala prezantoi qëndrimet e BQK-së mbi temat kyçe të diskutimit, duke theksuar sfidat dhe mundësitë për rritjen e konkurrueshmërisë së vendeve të rajonit në kontekstin e zhvillimeve gjeopolitike, si dhe rëndësinë e thjeshtimit dhe eliminimit të barrierave rregullatore për nxitjen e zhvillimit ekonomik.

BQK mirëpriti vlerësimin e Komisionit Evropian për progresin e arritur nga Kosova në zbatimin e rekomandimeve për forcimin e kapaciteteve institucionale, përafrimin e legjislacionit me standardet e BE-së dhe përdorimin efektiv të mjeteve makroprudenciale për ruajtjen e stabilitetit financiar.

Znj. Shileku-Shala theksoi gjithashtu potencialin që ofron Bashkimi Evropian përmes mbështetjes për integrim financiar, dixhitalizim dhe përafrim rregullator, si pjesë e përpjekjeve për të avancuar zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm.

BQK riafirmoi përkushtimin e saj të plotë ndaj procesit të integrimit evropian, duke nënvizuar nevojën për përafrim proporcional të rregulloreve, lehtësim të shërbimeve financiare ndërkufitare dhe reduktim të barrës administrative, me synim krijimin e një mjedisi më të favorshëm për investime dhe zhvillim ekonomik.

Fuqizimi i sistemit për parandalimin dhe luftimin e parave të falsifikuara në Kosovë Guvernatori Ismaili pritet në Paris nga drejtues të lartë të Bankës së Francës dhe nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi