Delegacioni i përbërë nga Kryetari i Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), z. Bashkim Nurboja dhe Zëvendësguvernatori për Mbikëqyrje Financiare, z. Milot Cakaj marrin pjesë në Forumin e Nëntë për Qeverisjen e Bankave Qendrore, organizuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në Riad të Arabisë Saudite.

Ky forum i nivelit të lartë mblodhi përfaqësues të lartë të bankave qendrore nga mbarë bota për të diskutuar mbi kornizat e qeverisjes, mbikëqyrjen nga bordet drejtuese, transparencën institucionale dhe rolin në ndryshim të bankave qendrore në një mjedis ekonomik gjithnjë më kompleks.

Pjesëmarrja e udhëheqësve të BQK-së në këtë forum pasqyron përkushtimin e vazhdueshëm të institucionit për të forcuar praktikat e veta të qeverisjes dhe për t’i harmonizuar ato me standardet ndërkombëtare.

Guvernatori i BQK-së në vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe: Takim në Bankën Qendrore të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe pjesëmarrës si panelist në Kongresin Ndërkombëtar të Investimeve AIM 2025 BQK miraton Strategjinë e Sigurisë Kibernetike 2025-2028