Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), z. Ahmet Ismaili së bashku me Zëvendësguvernatorin z. Milot Cakaj dhe bashkëpunëtorët e tij, zhvilloi takim me ekspertët e lartë të angazhuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), në përbërje të z. Valter Borges de Araujo Neto dhe znj. Rita Tam, në kuadër të asistencës teknike të FMN-së.

Gjatë këtij takimi është diskutuar mbi ecurinë e zhvillimeve për avancimin e procesit të rishikimit mbikëqyrës sipas aktiviteteve të parapara në udhërrëfyesin e miratuar nga BQK për Zbatimin e Procesit të Rishikimit Mbikëqyrës për banka (SREP).

Guvernatori Ismaili theksoi përkushtimin e BQK-së për të ndërtuar një sistem mbikëqyrës të fortë, transparent dhe në përputhje me kërkesat e një tregu financiar modern dhe të integruar.

Në anën tjetër, ekspertët e FMN-së vlerësuan progresin e arritur nga BQK-ja në aktivitetet e parapara në udhërrëfyesin e miratuar për SREP dhe shprehën gatishmërinë për të ofruar mbështetje teknike dhe këshillimore në fazat e ardhshme të reformës, në kuadër të projektit.

Tutje, ekspertët e FMN-në vlerësuan përkushtimin e BQK-së për reformat institucionale për të avancuar aspektet e mbikëqyrjes dhe stabilitetit financiar si dhe reformat tjera drejt harmonizimit me standardet dhe praktikat e zbatuara nga autoritetet rregullative dhe mbikëqyrëse të BE-së.

Në fund, Guvernatori Ismaili shprehi përkushtimin se BQK-ja do të vazhdojë me realizimin e aktiviteteve reformuese në linjë me objektivat dhe Planin Strategjik, ndërsa u shpreh falënderues ndaj FMN-së për mbështetjen e vazhdueshme.

Guvernatori i BQK-së në Forumin e 2-të për Investime të Qëndrueshme: Menaxhimi i rreziqeve klimatike dhe promovimi i financimit të gjelbër vendimtare për stabilitet financiar si dhe zhvillim të qëndrueshëm BQK pjesëmarrëse në takimin e Konstituencës së FMN-së dhe BB-së në Lubjanë