Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), z. Ahmet Ismaili, me bashkëpunëtorë, priti në takim Ambasadorin jorezident të Mbretërisë së Arabisë Saudite për Kosovë, SH. T. z. Faisal Ghazi Ismail Hifzi, i shoqëruar nga delegacioni i Federatës së Odave Ekonomike të Arabisë Saudite. Vizita e delegacionit në BQK u realizua në kuadër të vizitës së tyre në Kosovë duke takuar disa institucione të përzgjedhura për të shqyrtuar mundësinë e investimeve dhe bashkëpunimit institucional në fushat me interes të përbashkët publik.

Në hyrje të takimit, Guvernatori Ismaili i informoi të pranishmit lidhur me aktualitetet e sektorit financiar dhe angazhimin e BQK-së për ruajtjen e stabilitetit financiar, krijimin e politikave të qëndrueshme që kontribuojnë në promovimin e edukimit dhe gjithëpërfshirjes financiare.

Gjithashtu ai i informoi lidhur me mundësitë që ofron sektori financiar në kuptim të mbështetjes së investimeve si dhe përparësitë që ofron ekonomia për investimet e huaja, në kuadër të avancimit të kornizës ligjore dhe infrastrukturore në kuadër të proceseve integruese evropiane, duke përfshirë lehtësira e pritshme për bizneset nga anëtarësimi i Kosovës në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA), dhe nga  projekti në proces i sistemit të pagesave të shpejta – TIPS Clone, si infrastrukturë e rëndësishme për gjithë ekonominë.

Nga ana e tij, Ambasadori Ghazi Hifzi i cili mbulon edhe Shqipërinë dhe disa vende në rajon përfshirë Kosovën, falënderoi Guvernatorin Ismaili për gatishmërinë për të diskutuar me përfaqësuesit e Këshillit të Federatave të Odave Ekonomike dhe shprehu përkushtimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite për të kontribuar në një dialog konstruktiv me institucionet e Kosovës, duke përfshirë BQK-në, duke u angazhuar në transparencë dhe komunikim të hapur ndërmjet institucioneve në nivel të rajonit.

Në përfundim të takimit, palët shprehen përkushtimin për të shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimin në fushat me interes të përbashkët për ekonomitë e dy vendeve të mbështetur mbi partneritetin dhe mirëkuptimin e ndërsjellë.

Guvernatori Ismaili merr pjesë në shkëmbime të nivelit të lartë në Forumin e Koordinimit të Bankave Evropiane (Vienna Initiative), duke rikonfirmuar përkushtimin e BQK-së për integrimin evropian Guvernatori Ismaili priti Kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, z. Lulzim Rafuna për të diskutuar zgjerimin e bashkëpunimit