Delegacioni i lartë i Auditimit të Brendshëm i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), kryesuar nga Shefi i Auditimit të Brendshëm, z. Labinot Lekaj, realizoi një vizitë zyrtare dy ditore në Bankën e Shqipërisë, ku u zhvilluan diskutime të rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe përmirësimin e praktikave të Auditimit të Brendshëm në veçanti.

Përfaqësuesit e BQK-së u pritën nga udhëheqës të lartë të Bankës së Shqipërisë, znj. Merita Bejtja, Inspektore e Përgjithshme, znj. Rediana Elezi dhe stafi i Departamentit të Kontrollit të Brendshëm, të cilët ndanë përvojat e tyre në zhvillimin e kapaciteteve të auditimit, menaxhimin e rrezikut dhe transparencën, në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Kjo vizitë vjen si pjesë e angazhimeve të vazhdueshme të BQK-së për të avancuar cilësinë e qeverisjes së brendshme dhe për të ndërtuar ura bashkëpunimi me bankat qendrore partnere në rajon.

Në fund, palët riafirmuan gatishmërinë e tyre për të intensifikuar më tej bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët, duke kontribuar kështu në forcimin e qëndrueshmërisë financiare dhe institucionale në të dy vendet.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës mbetet e angazhuar për të ndërtuar dhe avancuar më tej qeverisjen e saj institucionale, duke garantuar një sistem financiar të qëndrueshëm, transparent dhe të sigurt, me mbështetje të gjerë ndërkombëtare.

Guvernatori Ismaili takoi Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, z. Albert Zogaj Avancimi i Kornizës Makroprudenciale të BQK-së në bashkëpunim me Bankën e Sllovenisë