Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka marrë pjesë në Punëtorinë e 9-të Vjetore për Sigurinë Kibernetike, të organizuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në Washington DC, ku u diskutuan zhvillimet më të fundit rregullatore dhe mbikëqyrëse në fushën e sigurisë kibernetike në sektorin financiar.

Në këtë aktivitet ndërkombëtar, Udhëheqësi i Divizionit për Mbikëqyrjen e Sistemeve të TI-së të IF, z. Elvin Mala prezantoi aspektet kryesore të Rregullores për Sistemet e Informacionit dhe Menaxhimin e Rrezikut Kibernetik të hartuar me asistencën e FMN-së, si dhe qasjen e BQK-së ndaj forcimit të kornizës rregullative dhe mbikëqyrëse në këtë fushë në pajtim me standardet më të larta.

Punëtoria mblodhi përfaqësues nga rreth 90 shtete, duke shërbyer si platformë për shkëmbimin e përvojave rregullative, praktikave mbikëqyrëse dhe diskutimin e sfidave të përbashkëta që lidhen me rritjen e qëndrueshmërisë kibernetike të institucioneve financiare.

Pjesëmarrja e BQK-së në këto forume ndërkombëtare krahas partneritetit institucional me FMN, paraqet edhe një element të rëndësishëm në përpjekjet e vazhdueshme të BQK-së për të avancuar standardet rregullative dhe për të forcuar kapacitetet mbikëqyrëse, në përgjigje të rreziqeve digjitale dhe kibernetike që janë në zhvillim të vazhdueshëm.

Njoftim lidhur me zbatimin e Rregullores për Licencimin e Operatorëve të Shërbimeve të Kripto-Aseteve – afati i fundit për aplikim deri më 1 mars 2026 Guvernatori Ismaili takon Shefin e ri të Bashkëpunimit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë për të diskutuar reformat kyçe, përafrimin me BE në dhe forcimin e bashkëpunimit institucional