Delegacioni i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK) i udhëhequr nga Guvernatori, z. Ahmet Ismaili dhe i përbërë nga Zëvendësguvernatorët Milot Cakaj dhe Nesrin Shileku-Shala, u takua me delegacionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Delegacioni i FMN-së u udhëhoq nga z. Tobias Adrian, Krye-Këshilltar Financiar dhe Drejtor i Departamentit të Tregjeve Monetare dhe të Kapitalit dhe përbëhej nga z. Yigit Yasar, Drejtor Ekzekutiv në FMN, z. Mark Horton, Zëvendësdrejtor i Departamentit Evropian të FMN-së dhe z. Hajdari Korbi.

Në takim mori pjesë edhe Ministri në detyrë i Financave, z. Hekuran Murati, i cili diskutoi politikat e stabilitetit makrofinanciar dhe zhvillimet aktuale makroekonomike.

Takimi u fokusua në zhvillimet globale financiare dhe makroekonomike, si dhe ndikimin e tyre në ekonomitë e vogla dhe të hapura, me theks të veçantë në rëndësinë e stabilitetit financiar, politikave të kujdesshme, mbikëqyrjes efektive dhe qëndrueshmërisë institucionale në adresimin e rreziqeve të reja dhe pasigurive.

Palët diskutuan gjithashtu prioritetet strategjike të BQK-së, bashkëpunimin e vazhdueshëm me FMN-në dhe rolin e asistencës teknike në mbështetjen e reformave në fusha kyçe, përfshirë stabilitetin financiar, mbikëqyrjen bankare, politikën makroprudenciale, qeverisjen institucionale, sistemet e pagesave, financat digjitale dhe zhvillimin e kapaciteteve.

Guvernatori Ismaili shprehu mirënjohjen e BQK-së për mbështetjen e vazhdueshme të FMN-së dhe theksoi rëndësinë e partneritetit strategjik ndërmjet FMN-së dhe BQK-së në avancimin e reformave, forcimin e kapaciteteve institucionale dhe mbështetjen e zhvillimit të qëndrueshëm të sektorit financiar të Kosovës.

BQK-ja ritheksoi përkushtimin për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me FMN-në, në përputhje me mandatin e saj për ruajtjen e stabilitetit financiar dhe avancimin e modernizimit të sektorit financiar sipas standardeve dhe praktikave më të mira ndërkombëtare.

Guvernatori Ismaili pret në takim Krye-Këshilltarin Financiar dhe Drejtorin e Departamentit të Tregjeve Monetare dhe të Kapitalit në FMN, z. Tobias Adrian BQK organizoi takim me sektorin financiar vendor në kuadër të Konferencës Rajonale për Paranë Digjitale