Sipas kalendarit të publikimeve, BQK publikoi statistikat e institucioneve tjera financiare për muajin Prill 2026 (https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore).

Ndërmjetësit tjerë financiar

Asetet e ndërmjetësve tjerë financiarë në fund të muajit prill 2026 kanë arritur vlerën e 778.84 milionë euro, që shënon një rritje prej rreth 13.02 milion euro krahasuar me muajin paraprak.

Kreditë bruto të ndërmjetësve tjerë financiar për këtë muaj arritën vlerën e 578.42 milionë euro, që përfaqëson një rritje për 8.53 milionë euro krahasuar me periudhën paraprake. Sipas sektorëve, kreditë ndaj ekonomive familjare dominojnë me 59.04 % në gjithsej kreditë e ndërmjetësve tjerë financiar.

Vlera e kredive të reja të emetuara nga ndërmjetësit tjerë financiarë në muajin prill 2026 ishte 60.06 milionë euro.

Kompanitë e sigurimeve

Asetet e kompanive të sigurimit në fund të muajit prill 2026 arritën vlerën 390.86 milionë eurove, duke shënuar një rritje prej rreth 3.30 milion euro krahasuar me muajin paraprak. Struktura e aseteve në sektorin e sigurimeve përbëhet nga bilanci me bankat komerciale që përbëjnë 45.90%, letrat me vlerë dhe asetet e tjera 23.86% dhe risigurimet me pjesëmarrje 19.21%.

Fondet pensionale

Asetet e fondeve pensionale në fund të muajit prill 2026 kanë arritur vlerën në 4.05 miliardë euro. Struktura e aseteve të sektorit pensional dominohet nga aksionet dhe letrat me vlerë të kapitalit, që përbëjnë 81.75% të gjithsej aseteve.

Guvernatori Ismaili mori pjesë në konferencën ndërkombëtare për avancimin e profesionit të kontabilitetit dhe auditimit Publikimi i statistikave monetare dhe financiare për korporatat tjera depozituese për muajin prill 2026