Sipas kalendarit të publikimeve, BQK publikoi statistikat e bankave komerciale për muajin prill 2026 (https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore/).

Asetet e bankave komerciale në fund të muajit prill 2026 kanë arritur vlerën në 9.76 miliardë euro, duke shënuar një zvogëlim prej rreth 19.29 milion euro krahasuar me muajin paraprak.

Kreditë bruto në fund të muajit prill 2026 kanë arritur vlerën në 6.96 miliardë euro, duke shënuar rritje prej rreth 103.30 milionë euro ose 1.51% krahasuar me muajin paraprak.

Vlera e kredive të reja në muajin prill 2026 ishte 235.72 milionë euro.

Norma mesatare e interesit në kredi të reja në muajin prill 2026 ishte 6.88%.

Depozitat e klientëve në prill 2026 arritën në 7.84 miliardë euro në fund të periudhës, duke shënuar një rënie prej rreth 23.75 milionë euro krahasuar me muajin paraprak.

Depozitat e reja të pranuara gjatë muajit prill, arritën vlerën prej 119.41 milionë euro.

Norma mesatare e interesit në depozita të reja në muajin prill 2026 ishte 3. 29%.

Margjina e normës së interesit në kredi dhe depozita në muajin prill 2026 ishte 3.60%.

Raporti kredi-depozita në muajin prill 2026 ishte në nivelin 88.71%.

Gjithsej kapitali i bankave komerciale në fund të muajit prill 2026 arriti vlerën në 1.15 miliardë euro. Ndërsa, provizionet për kredi kanë shënuar rritje prej rreth 1.51% krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën 161.04 milionë euro.

Publikimi i statistikave financiare për institucionet tjera financiare (jobanka) për muajin prill 2026 BQK miraton pasqyrat financiare vjetore dhe ndan 12 milionë euro për buxhetin e shtetit për vitin e tretë radhazi