Banka Qendrore e Republikës së Kosovës sipas kalendarit të publikimeve, prezanton statistikat e bankave komerciale për muajin janar 2026.

Asetet e bankave komerciale – në fund të muajit janar 2026 kanë arritur vlerën në 9.61 miliardë euro, duke shënuar rënie për 1.05% krahasuar me muajin paraprak.

Kreditë bruto – në fund të muajit janar 2026 kanë arritur vlerën në 6.65 miliardë euro, duke shënuar rënie prej rreth 11.41 milionë euro ose 0.17% krahasuar me muajin paraprak.

Vlera e kredive të reja – në muajin janar 2026 ishte 173.48 milionë euro.

Norma mesatare e interesit në kredi të reja – në muajin janar 2026 ishte 6.90%.

Depozitat e klientëve – në janar 2026 kanë arritur vlerën prej 7.75 miliardë euro, duke shënuar rënie prej rreth 74.96 milionë euro, ose shprehur në përqindje 0.96% krahasuar me muajin paraprak.

Vlera e depozitave të reja – në muajin janar 2026 ishte 181.66 milionë euro.

Norma mesatare e interesit në depozita të reja në muajin janar 2026 ishte 3.46%.

Margjina e normës së interesit – në kredi dhe depozita në muajin janar 2026 ishte 3.44%.

Raporti kredi-depozita  në muajin janar 2026 ishte në nivelin 85.90%.

Gjithsej kapitali i bankave komerciale – në fund të muajit janar 2026 arriti vlerën në 1.14 miliard euro. Ndërsa, provizionet për kredi kanë shënuar rritje prej rreth 1.57% krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën 156.69 milionë euro.

Të dhënat e plota mund t’i gjeni në këtë lidhje 🔗 https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore/

Hapet në BQK ekspozita “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngjarje” në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë Publikimi i statistikave financiare për institucionet tjera financiare (jobanka) për muajin janar 2026