Banka Qendrore e Republikës së Kosovës sipas kalendarit të publikimeve, prezanton statistikat e Bilancit të Pagesave për muajin nëntor 2025.

Bilanci i pagesave – deri në fund të muajit nëntor 2025 u karakterizua me një deficit të llogarisë rrjedhëse në vlerë prej 850.30 milionë euro, i cili tregon rritje prej 164.98 milionë euro ose 24.07% më i lartë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Bilanci tregtar në mallra – deri në fund të nëntorit 2025 shënoi deficit në vlerë 5.07 miliardë euro, që është për 14.9 % më i lartë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Eksporti gjatë kësaj periudhe arriti vlerën 874.14 milionë euro, duke shënuar rënie për 1.17% krahasuar me periudhën përkatëse të vitit paraprak, ndërsa importi i mallrave shënoi rritje prej 12.20% duke arritur vlerën 5.94 miliardë euro.

Llogaria e shërbimeve – e cila vazhdimisht ka bilanc pozitiv, deri në fund të nëntorit 2025 shënoi vlerën e 2.04 miliardë eurove, që është për 22.36 % më e lartë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit kaluar.

Të ardhurat parësore – deri në fund të nëntor 2025 shënuan bilanc pozitiv prej 255.80 milionë euro, e cila në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kishte vlerë 209.01 milionë euro dhe tregon për një rritje prej afër 22.39%.

Të ardhurave dytësore – mbetet kontribuuesi kryesor në zbutjen e deficitit të llogarisë rrjedhëse. Deri në nëntor 2025 kjo llogari shënoi bilanc pozitiv prej 1.89 miliard euro që është për 3.65% më e lartë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit kaluar.

Remitancat – janë kategoria kryesore në kuadër të ardhurave dytësore, vlera e të cilave deri në nëntor 2025 shënoi 1.28 miliard euro, që paraqet rritje prej 50.43 milionë euro ose 8.87% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2025. Ndërsa, sipas vlerësimeve preliminare remitancat për muajin dhjetor 2025 ishin rreth 140.04 milionë euro, duke arritur kështu vlerën 1.42 miliard euro (preliminare) deri në fund të dhjetorit të vitit 2025. Prurjet më të mëdha edhe gjatë muajit nëntor kanë qenë përmes IFJB-ve me 62.51%, përmes bankave komerciale me 15.51% dhe kanaleve tjera me 21.98%.

Asetet në llogarinë financiare – deri në fund të nëntorit 2025 kanë shënuar bilanc pozitiv për 919.74 milionë euro. Ndërsa, detyrimet financiare – po ashtu kanë shënuar bilanc pozitiv në vlerë prej 1.41 miliardë euro.

Investimet direkte në Kosovë – deri në fund të nëntorit 2025 ishin 934.3 milionë euro që paraqet një rritje prej 28.29% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit kaluar, përderisa investimet direkte jashtë Kosovës shënuan vlerën 327.7 milionë euro që paraqet një rritje prej 66.6%.

Asetet rezervë – deri në fund të nëntorit 2025 janë rritur për 379.58 milionë euro, që paraqet një rritje prej 29.75% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak që ishin 292.55 milionë euro. Rritjes së aseteve rezervë i ka kontribuar rritja e depozitave të cilat gjatë periudhës janar-nëntor 2025 u rritën për 363.56 milionë euro. Gjithashtu, investimet në Letra me Vlerë gjatë kësaj periudhe u rriten për 16.02 milionë euro.

Të dhënat e plota mund t’i gjeni në këtë lidhje 🔗 https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore/

Publikimi i statistikave të bankave komerciale për muajin dhjetor 2025 Guvernatori Ismaili pret Misionin e FMN-së për Konsultimet e Nenit IV të Marrëveshjes me FMN-në