Banka Qendrore e Republikës së Kosovës sipas kalendarit të publikimeve, prezanton statistikat për institucionet tjera financiare (jobanka) për muajin nëntor 2025.

Ndërmjetësit tjerë financiar

Asetet e ndërmjetësve tjerë financiarë në fund të muajit nëntor 2025 kanë arritur vlerën e 743.93 milionë euro, duke shënuar rritje për 16.37 milionë euro ose 2.25% krahasuar me muajin paraprak.

Kreditë bruto të ndërmjetësve tjerë financiar për këtë muaj arritën vlerën e 542.34 milionë euro, e cila përfaqëson rritje për 7.48 milionë euro krahasuar me periudhën paraprake. Sipas sektorëve, kreditë ndaj ekonomive familjare dominojnë me 58.74% në gjithsej kreditë e ndërmjetësve tjerë financiar.

Vlera e kredive të reja e ndërmjetësit tjerë financiarë në muajin nëntor 2025 ishte 54.71 milionë euro.

Kompanitë e sigurimeve

Asetet e kompanive të sigurimit në fund të muajit nëntor 2025 arritën vlerën 356.12 milionë eurove dhe janë pothuajse në nivel të njëjtë me muajin paraprak. Struktura e aseteve në sektorin e sigurimeve përbëhet nga bilanci me bankat komerciale, që përbëjnë 48.78%, letrat me vlerë dhe asetet e tjera 25.87% dhe risigurimet me pjesëmarrje 14.38%.

Fondet pensionale

Asetet e fondeve pensionale në fund të muajit nëntor 2025 kanë arritur vlerën në 3.72 miliardë euro. Struktura e aseteve të sektorit pensional dominohet nga aksionet dhe letrat me vlerë të kapitalit, që përbëjnë 80.34% të gjithsej aseteve.

Publikimi i statistikave të bankave komerciale për muajin nëntor 2025 Guvernatori Ismaili paraqet para medieve dhe gazetarëve Prezantimin Vjetor për vitin 2025: Ri-konfirmohet stabiliteti financiar, progresi në reforma dhe prioritetet për 2026