Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 23 dhjetor 2025, mori vendimet si në vijim:

  • Vendim për miratim e Buxhetit të Bankës Qendrore për vitin 2026;
  • Vendim për miratimin e Planit Vjetor të Bordit të Bankës Qendrore për vitin 2026;
  • Vendim për miratimin e Planit Vjetor të Auditimit të Brendshëm 2026;
  • Vendim për miratimin e Pasqyrave Financiare të BQK-së për tremujorin e tretë 2025;
  • Vendim për miratimin e Rregullores për Plotësimin dhe Ndryshimin e Rregullores për Licencimin e Bankave dhe Degëve të Bankave të Huaja;
  • Vendim për miratimin e Rregullores për Regjistrin e Llogarive.

Gjithashtu, Bordi i Bankës Qendrore u njoftua me:

  • Raportin Mujor të Guvernatorit/Bordit Ekzekutiv;
  • Raportin përmbledhës nga takimi i Komitetit të Auditimit;
  • Planin Strategjik të Auditimit të Brendshëm 2026-2028;
  • Raportin e vlerësimit të brendshëm të funksionit të Auditimit të Brendshëm;
  • Raportin mbi planifikimin dhe realizimin e aktiviteteve të Auditimit të Brendshëm (Janar-Nëntor 2025);
  • Raportin përmbledhës nga takimi i Komitetit për Qeverisje, Etikë dhe Burime Njerëzore;
  • Planin e Komitetit për Qeverisje, Etikë dhe Burime Njerëzore 2026
Vendimet e Bordit të BQK-së më 25 nëntor 2025 Vendimet e Bordit të BQK-së më 29 janar 2026