Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 25 nëntor 2025, mori vendimet si në vijim:

  • Vendim për miratim e Rregullores për Llogaritë dhe Shërbimet ndaj Klientëve të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës;
  • Vendim për miratimin e Rregullores për Plotësimin dhe Ndryshimin e Rregullores për Procesin e Trajtimit të Ankesave nga Institucionet Financiare;
  • Vendim për miratimin e Rregullores për Qasjen e Ofruesve të Shërbimeve të Pagesave Jo-Banka në Sistemet e Pagesave;
  • Vendim për miratimin e Rregullores për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit;
  • Vendim për miratimin e Rregullores për informacionet qё duhet tё shoqërojnë transferet e fondeve dhe kripto-aseteve;
  • Vendim për harmonizimet buxhetore.

Gjithashtu, Bordi i Bankës Qendrore u njoftua me:

  • Raportin Mujor të Guvernatorit/Bordit Ekzekutiv;
  • Raportin përmbledhës nga takimi i Komitetit të Auditimit;
  • Planin Vjetor 2026 të Komitetit të Auditimit;
  • Raportin mbi aktivitetet e Auditimit të Brendshëm për periudhën Janar-Shtator 2025;
  • Raportin informues për Plotësim/ndryshimin në Politikën për Buxhet dhe hartimin e Rregullës për Planifikim, Zotim dhe Kontroll Buxhetor;
  • Procesin e draftimit të Buxhetit për vitin 2026;
  • Procesin e përzgjedhjes së Shefit të Auditimit të Brendshëm.
Vendimet e Bordit të BQK-së më 27 tetor Vendimet e Bordit të BQK-së më 23 dhjetor 2025