Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), z. Ahmet Ismaili, mori pjesë në mbledhjen e Konstituencës së Bankës Botërore, në kuadër të Takimeve Vjetore 2025 të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, që po mbahen në Washington D.C.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues nga vendet anëtare të Konstituencës, përfshirë Austrinë, Belgjikën, Republikën Çeke, Hungarinë, Luksemburgun, Sllovakinë, Slloveninë, Turqinë dhe Kosovën. Diskutimet u përqendruan në rritjen e produktivitetit, forcimin e tregtisë dhe investimeve, si dhe nxitjen e digjitalizimit, adoptimin e teknologjisë ne funksion te rritjes ekonomike si dhe përfshirjen financiare.

Në fjalën e tij si pjesë e agjendës së diskutimit për të paraqitur arritjet e Kosovës, Guvernatori Ismaili prezantoi përvojën dhe arritjet e Kosovës në realizimin e projekteve me grupin e Bankës Botërore dhe asistencave teknike të ofruar në fusha të ndryshme, duke përfshirë digjitalizimin dhe zhvillimin e sektorit financiar. Me atë rast, ai falënderoi drejtuesit e Bankës Botërore për efikasitetin dhe dinamikat e reja të reflektuara, si dhe bashkërendimin e nevojave me kapacitetet e institucioneve përfituese në Kosovë.

Guvernatori Ismaili gjithashtu shprehu mirënjohjen dhe falënderimin për mbështetjen e Bankës Botërore në arritjen e rezultateve të rëndësishme, duke përfshirë largimin nga lista e fragjilitetit si dhe arritjen e rolit si donator në IDA. Bashkëpunimi dhe mbështetjen e vazhdueshme nga drejtuesit e Bankës Botërore, si dhe shteteve pjesëmarrëse të Konstituencës u vlerësua lart po ashtu.

Në kuadër të këtyre takimeve, delegacioni i BQK-së do të zhvillojë takime bilaterale me homologë nga banka qendrore partnere.

Publikimi i statistikave për BQK-në (Pasqyra, Bilanci i Gjendjes dhe Asetet Rezervë) për muajin shtator 2025 Guvernatori Ismaili takon Drejtoreshën e Institutit për Zhvillim të Kapaciteteve të FMN-së, znj. Catriona Purfield për të diskutuar projektin e ri të asistencës teknike mbi kornizat makroekonomike