Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka përmbyllur me sukses Misionin e Asistencës Teknike të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), i cili kishte për qëllim avancimin e kornizës mbikëqyrëse dhe makroprudenciale të BQK-së, në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare. Ky Mision qëndroi në Kosovë nga data 8-19 shtator 2025, gjatë cilit zhvilloi takime me disa prej departamenteve të mandatit t ë BQK-së, ndërsa u prit nga Zëvendësguvernatori z. Milot Cakaj se bashku me ekipin e BQK-së.

Në takimin përmbyllës, Shefi i Misionit z. Sebastien Clanet nga Departamenti për Tregje Monetare dhe të Kapitalit (MCM), prezantoi para Guvernatori te BQK-së, z. Ahmet Ismaili gjetjet dhe rekomandimet kryesore të Misionit, të cilat u fokusuan në avancimin e Kornizës Mbikëqyrëse të bazuar në rrezik të BQK-së, përmirësimin e Kornizës së Raportimit dhe Metodologjisë Mbikëqyrëse dhe zhvillimin e mëtejshëm të kornizës makroprudenciale për adresimin e rreziqeve sistemike.

Ky Mision konstatoi zbatimin e suksesshëm nga BQK-ja të rekomandimeve të dala nga Rishikimi i Raportit të Stabilitetit të Sektorit Financiar (FSSR) të FMN-së, të cilat kanë rezultuar me kontribut rëndësishëm në forcimin e qëndrueshmërisë së sektorit financiar në Kosovë. Ndërsa, mbi bazën e këtij Misioni do të shqyrtohen asistencat shtesë teknike ne fushat e evidentuara për te avancuar tutje me reforma, mbi bazën e vlerësimeve te ekipeve profesionale dhe Planit Strategjik të BQK-së.

Guvernatori Ismaili falënderoi z. Clanet dhe ekipin e tij si dhe shprehu mirënjohjen ndaj FMN-së për mbështetjen e vazhdueshme dhe paraqiti rëndësinë e asistencës teknike në ndërtimimin e kapaciteteve dhe realizimin e projekteve strategjike të BQK-së. Në përmbyllje, BQK dhe FMN rikonfirmuan përkushtimin për bashkëpunim të ngushtë dhe angazhimin e tyre të përbashkët për të siguruar zbatimin me sukses të rekomandimeve dhe reformave të identifikuara.

Guvernatori Ismaili mirëpriti në takim delegacionin e lartë të Bankës së Rezervës Federale të New York – FED (Bankës Qendrore Amerikane) Banka Qendrore e Republikës së Kosovës dhe Banka Qendrore Evropiane nënshkruajnë Marrëveshje Bashkëpunimi për sigurimin e integritetit të valutës Euro në Kosovë