Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), z. Ahmet Ismaili, së bashku me Zëvendësguvernatorin për Operacione Bankare, z. Dardan Fusha, takoi Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), z. Albert Zogaj, i shoqëruar nga z. Besnik Ramosaj.

Guvernatori Ismaili e informoi z. Zogaj mbi zhvillimet e fundit në sektorin bankar, përfshirë stabilitetin e tij të qëndrueshëm dhe reformat e ndërmarra nga BQK-ja për forcimin e funksionit mbikëqyrës, përmirësimin e qasjes në financa.

Gjatë takimit u diskutua për sfidat e përbashkëta që janë evidentuar në praktikë gjatë ushtrimit të funksioneve institucionale, në kontekstin e rolit të pavarur të dy institucioneve. Palët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional si institucione të pavarura, në funksion të adresimit të sfidave të përbashkëta dhe promovimit të efikasitetit institucional.

Në këtë kuadër, u shpreh dakordimi për zgjerimin e mëtejmë të bashkëpunimit në çështje me interes të përbashkët publik, gjithmonë në përputhje me mandatin dhe kompetencat përkatëse të secilës palë.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës riafirmon përkushtimin e saj për bashkëpunim institucional, me qëllim të zbatimit të mandatit dhe përmbushjes së objektivave të saj në shërbim të interesit publik.

Publikimi i statistikave të Bilancit të Pagesave për muajin shkurt 2025 Ekipi i Auditimit të Brendshëm i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës zhvillon vizitë zyrtare në Bankën e Shqipërisë