15.02.2022-1024x594.jpg

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka pritur në takim Ahmet Çalik, Kryetar i Bordit të Çalik Holding, aksionar i Bankës Kombëtare Tregtare, si dhe drejtuesit e Bankës Kombëtare Tregtare.

Në këtë takim, Guvernatori Mehmeti ka prezantuar para të pranishmëve situatën aktuale në sektorin financiar, masat e ndërmarra nga BQK-ja për ruajtjen e likuiditetit të sektorit bankar.

Guvernatori përmendi edhe angazhimin që së bashku me sektorin bankar të ndihmojnë edhe më tej ekonominë e vendit.

Nga ana tjetër, Ahmet Çalik falënderoi Guvernatorin për angazhimin e vazhdueshëm të tij dhe të BQK-së në zhvillimin e sektorit bankar, si dhe në krijimin e një klime të favorshme për rritjen e konkurrencës dhe nxitje të investimeve të jashtme në këtë sektor.

Guvernatori Mehmeti u prit në takim nga Shefi i Zyrës së Bashkimi Evropian z. SZUNYOG Ulet tarifa për depozitim të monedhave në BQK
Skip to content