v

Në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm për lehtësim të qarkullimit të parave të gatshme në ekonomi,

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës këtë fillimvit ka rishikuar tarifat që i aplikon ndaj bankave për transaksionet e ndërsjella monetare. 

Rrjedhimisht, është zvogëluar tarifa për depozitimin e monedhave metalike të denominuara në euro në BQK nga 5,00% në 3,75%.  Ky ndryshim do të jetë efektiv nga data 1 mars 2022. 

Vendimi për zvogëlimin e tarifës për depozitimin e monedhave metalike të denominuara në euro është

marrë në mbledhjen e Bordit Ekzekutiv të BQK-së. 

BQK-ja pret që tarifa e ndryshuar të ndikojë në ngritjen e qasjes si të qytetarëve ashtu edhe të bizneseve në shërbimet e bankave vendore me para të gatshme. 

Përndryshe, kostoja aktuale për BQK-në për realizimin e operacioneve të lidhura me aktivitetin bankar të depozitimit të monedhave metalike vazhdon të mbetet e konsiderueshme. 

Sa i përket furnizimit me monedha metalike të denominuara në euro, që nga viti 2015, tarifa e aplikueshme për bankat vendore për tërheqje është 0,00% (falas).

Guvernatori Mehmeti takoi Kryetarin e Bordit të Çalik Holding, Ahmet Çalik Vendimet dhe aktivitet e Bordit të BQK-së në mbledhjen e datës 27 janar 2022