Foto-1024x450.png

Delegacioni i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, i prirë nga Guvernatori Fehmi Mehmeti, po merr pjesë në takimet vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore, të cilat po mbahen në Uashington të SHBA-ve.

Guvernatori Mehmeti do të ketë takime me zyrtarë të lartë të FMN-së dhe BB-së, ku do të flitet për zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe për mundësinë e rritjes së bashkëpunimit mes institucioneve.

Delegacioni i BQK-së do ketë takime edhe me drejtues të Bankës së Rezervës Federale të Nju Jorkut.

Takimet vjetore të FMN-së dhe BB-së do të zgjasin deri këtë të shtunë më datë 15 tetor.

Guvernatori Mehmeti takoi përfaqësuesit e Rezervës Federale të New York-ut Vendimet e Bordit të BQK-së më 6 tetor 2022
Skip to content