Departamenti i Licencimit dhe Standardizimit

Përgjegjësi kryesore e Departamentit të Licencimit dhe Standardizimit është licencimi i të gjitha institucioneve financiare, aspektet e rregullimit dhe standardizimit të tyre, si dhe të mbrojtjes së klientëve të tyre.

Përgjegjësi kryesore e Departamentit të Licencimit dhe Standardizimit

  • - Zbatimi i kornizës ligjore për licencimin, regjistrimin dhe rregullimin e të gjitha institucioneve financiare;

    - Ndërtimi dhe zhvillimi i një kuadri të përshtatshëm ligjor dhe rregullativ për mbikëqyrjen financiare, zbatimi dhe pajtueshmëria adekuate me ligjet, rregulloret dhe standardet e mbikëqyrjes financiare me qëllim të nxitjes dhe ruajtjes së stabilitetit të sistemit financiar, si dhe përcjellja dhe monitorimi i sjelljes në treg te institucioneve financiare të orientuar veçanërisht kah shpalosja adekuate dhe mbrojtja e konsumatorëve;

    - Zbatimi dhe zhvillimi i politikave dhe praktikave më të mira ndërkombëtare për licencimin, regjistrimin dhe rregullimin e veprimtarisë financiare.

Divizioni i Licencimit

Detyrat e Divizionit të Licencimit janë

  • - Shqyrton kërkesat për licencimin e institucioneve financiare duke siguruar hyrjen në tregun financiar vetëm të atyre institucioneve, që kanë kapital të mjaftueshëm për matjen dhe monitorimin e rrezikut, politika dhe procedura për kontrollin e tij dhe që propozojnë të kenë administratorë me nivel të lartë kualifikimi, profesionalizmi dhe etike;

    - Shqyrton kërkesat për miratimet paraprake të nevojshme gjatë kohës që institucioni zhvillon veprimtarinë e tij;

    - Siguron dhe verifikon saktësinë dhe plotësinë e dokumentacionit të kërkesave për licencim/regjistrim/autorizim si institucion i veçantë financiar;

    - Shqyrton dokumentacionet e kërkesave të institucioneve financiare për miratim lidhur me aspekte pronësore, qeverisëse, administrative ose operacionale;

    - Konsultohet vazhdueshëm me divizionin e rregullimit dhe standardizimit, si dhe Departamentin Ligjor dhe bashkëpunon me njësitë e tjera organizative të mbikëqyrjes financiare lidhur me trajtimin e kërkesave për licencim/regjistrim/autorizim ose miratim;

    - Përgatit rekomandimet për vendime lidhur me kërkesat për licencim/ regjistrim/autorizim ose miratim, si dhe lidhur me revokimet e licencave/regjistrimeve/autorizimeve të dhëna ose shfuqizimet e miratimeve paraprake;

    - Mban regjistrat qendrorë të institucioneve financiare të licencuara/regjistruara/autorizuara, si dhe të atyre që iu është revokuar licenca/regjistrimi/autorizimi.

Divizioni i Metodologjisë dhe Standardizimit

Detyrat e Divizionit të Metodologjisë dhe Standardizimit janë:

  • - Ndërtimi e një kuadri rregullativ, të përbërë nga një tërësi kriteresh minimale dhe rregullash për t’u zbatuar nga industria financiare;

    - Përmirësimi dhe rishikimi i vazhdueshëm të tij për të qenë në harmoni të plotë me standardet ndërkombëtare,

    - Përcjellja e zbatueshmërisë së kornizës ligjore, adaptimin e parimeve dhe praktikave më të mira ndërkombëtare;

    - Procesi i përmirësimit të vazhdueshëm metodologjik dhe praktik të modelit të mbikëqyrjes së institucioneve financiare në funksion të standartizimit të tij;

    - Rritja së mëtejshme të efektivitetit;

    - Zgjerimi i kapaciteteve vlerësuese të rreziqeve;

    - Bashkëpunimi me njësitë relevante të mbikëqyrjes financiare për të siguruar koordinimin dhe realizimin e aktiviteteve të përbashkëta; pjesëmarrjen në rishikimin dhe ngritjen e praktikës dhe metodologjisë mbikëqyrëse;

    - Draftimi i politikave, akteve rregullative dhe akteve të brendshme relevante të mbikëqyrjes financiare;

    - Përcjellja dhe analiza me zhvillimet relevante, sidomos të rregulloreve dhe direktivave të BE-së dhe Standardet e Bazelit dhe Praktikave më të mira ndërkombëtare;

    - Interpretimi i kërkesave të ndryshme që vijnë nga institucionet financiare lidhur me zbatimin e kuadrit rregullativ brenda kompetencave dhe funksionit të Departamentit;

    - Hartimi i akteve nënligjore, udhëzuesit dhe metodologjinë në funksion të përmbushjes së objektivave për rimëkëmbjen dhe përmbylljen e institucioneve financiare;

    - Përpilimi i metodologjisë së raportimit të institucioneve financiare;

    - Bashkëpunimi me Divizionin e Planifikimit, Strategjisë dhe Koordinimit në kuadër të Departamentit për Rimëkëmbje dhe Përmbyllje.

    - Bashkëpunon ngushtë me Departamentin Ligjor dhe Pajtueshmërisë në lidhje me hartimin dhe harmonizimin e kornizës ligjore dhe rregullative

Skip to content