Divizioni i Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) e ka për objektiv parësor ruajtjen dhe mbajtjen e një sistemi financiar stabil. Ky objektiv është i lidhur me detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Parandalimit të pastrimit të Parave dhe të financimit të terrorizmit. Ky Divizion është përgjegjës për mbikëqyrjen e institucioneve financiar me fokus në parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Detyrat në të cilat kontribuon Divizioni i Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe të financimit të terrorizmit përfshijnë mbikëqyrjen e institucioneve financiare, në aspekt të parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit bashkëpunimin dhe pjesëmarrjen në këshillat dhe organizatat ndërkombëtare relevante; dhe përcaktimin e politikave për nxitjen dhe ruajtjen e stabilitetit të sistemit financiar. Detyra e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit nuk është cekur në mënyrë të veçantë në Ligjin për BQK. Është Ligji mbi parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, që e adreson këtë detyrë dhe që specifikon edhe rolin përkatës të BQK-së. BQK-ja e ka të zhvilluar edhe rregullativën e saj për fushën në fjalë.

Divizioni i Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe të Financimit të Terrorizmit ka për qëllim sigurimin e përputhshmërisë së institucioneve financiare me legjislacionin dhe rregullativën në fuqi, që e rregullon parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit terrorizmit. Në bashkëpunim të ngushtë me Njësinë e Inteligjencës Financiare, si autoritet primar në këtë fushë dhe me entitetet e tjera relevante, ky Divizion kontribuon në zhvillimin dhe sendërtimin e strategjive adekuate kombëtare për menaxhimin rreziqeve përkatëse.

Aktivitetet kryesore të Divizionit të Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit janë:

  • - Pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit;

    - Mbikëqyrja e institucioneve financiare në kuadër të funksionit të parandalimit të pastrimit të parave dhe luftimit të financimit të terrorizmit;

    - Fuqizimi i bashkëpunimit dhe rritja e kujdesit për sektorin financiar sa i përket parandalimit të pastrimit të parave dhe luftimit të financimit të terrorizmit;

    - Vlerësimi sistematik i rreziqeve dhe përcjellja e trendeve sa i përket aspektit të parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit;

    - Monitorimi dhe përcjellja aktive e transaksioneve në mënyrë teknike me sistemet e pagesave që menaxhohen nga BQK.

Specifikisht, Divizioni i Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit kryen këto detyra:

  • - Realizimi i ekzaminimeve në vend dhe nga distanca tek institucionet financiare në kuadër të funksionit të parandalimit të pastrimit të parave dhe luftimit të financimit të terrorizmit;

    - Analiza e rrezikut të bankës dhe institucionit financiar, në aspekt të rrezikut të përdorimit për qëllime të pastrimit të parave, duke përfshirë kontrollin e pronësisë dhe llojet e produkteve bankare që banka i përdor;

    - Vlerësimin e politikave dhe procedurave në aspekt të PPP/LFT dhe niveli i zbatimit të tyre;

    - Vlerësimi i rolit dhe funksionit të pajtueshmërisë për PPP/LFT;

    - Vlerësimi sipas parimit të Kujdesit të duhur dhe të shtuar ndaj klientit;

    - Vlerësimi i procedurave të hapjes së llogarive;

    - Vlerësimi i procedurave për kategori të veçanta të klientëve;

    - Vlerësim i ruajtjes së të dhënave, dokumenteve dhe transaksioneve, sipas parimit të kujdesit të shtuar ndaj klientit;

    - Vlerësimi i transfereve të fondeve, bankave korrespondente dhe marrëdhënieve të ngjashme;

    - Vlerësimi i rolit të funksionit të pajtueshmërisë së PPP/LFT dhe auditimit të brendshëm;

    - Vlerësimi i nivelit dhe kualitetit të raportimeve të transaksioneve në të gatshme, baras ose më tepër se 10,000 euro te NJIF-K;

    - Rekomandon tek Bordi Ekzekutiv shqiptimin e masave administrative që duhet të ndërmerren ndaj bankave dhe institucioneve financiare për vetëdijesimin dhe përmirësimin e menaxhimit të bankës ose institucionit financiar sa i përket PPP/LFT;

    - Përgatitja e raporteve të ekzaminimit të institucioneve financiare, përfshirë rekomandimet e nevojshme për institucionin financiar të ekzaminuar;

    - Organizimi dhe mbajtja e takimeve informative dhe konsultative me institucionet financiare në bazë të nevojave të paraqitura.