Divizioni i Mbikëqyrjes Pensionale dhe Tregjeve

Bazuar në Ligjin nr. 03/L – 209, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) e ka për objektiv parësor nxitjen dhe mbajtjen e një sistemi financiar stabil. Ky objektiv është i lidhur drejtpërdrejt me detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Mbikëqyrjes Pensionale dhe të Tregut të Letrave me Vlerë. Përgjegjësi kryesore e DMP-së dhe TLV-së është mbikëqyrja e fondeve pensionale dhe të tregut të letrave me vlerë.

Për më shumë, detyrat të cilat janë përgjegjësi e drejtpërdrejtë e DMP dhe TLV-së janë: mbikëqyrja e fondeve pensionale dhe të tregut të letrave me vlerë; mbledhjen, analizimin e informacioneve relevante financiare; bashkëpunimi dhe pjesëmarrja në emër te BQK-së në këshillat dhe organizatat relevante kombëtare dhe ndërkombëtare . Fusha e mbikëqyrjes së fondeve pensionale është e specifikuar me Ligjin për Fondet Pensionale të Kosovës, si dhe legjislacioni sekondar.

Divizioni i Mbikëqyrjes Pensionale dhe të Tregut ka për qëllim zbatimin dhe zhvillimin e politikave, praktikave më të mira për rregullimin dhe mbikëqyrjen e veprimtarisë së fondeve pensionale dhe të tregut të letrave me vlerë.

Divizioni i Mbikëqyrjes Pensionale kryen këto funksione kryesore:

  • - Përpilon dhe realizon strategjinë mbikëqyrëse të fondeve pensionale;

    - Përgatit e planin vjetor të ekzaminimeve dhe bën realizimin e planeve të aprovuara të ekzaminimeve në bazë të legjislacionit dhe manualeve përkatëse.

    - Analizon dhe kryen ekzaminime në vend të fondeve pensionale

    - Rekomandon shqiptimin e masave që duhet të ndërmerren dhe përcjell përmbushjen e rekomandimeve nga ana e fondeve pensionale;

    - Merr pjesë në draftimin e politikave dhe  dokumenteve rregullative dhe rregulloreve të brendshme relevante për mbikëqyrje të fondeve pensionale

    - Mbikëqyrë pajtueshmërinë e veprimtarisë së fondeve pensionale me kuadrin ligjor dhe rregullativ mbikëqyrës dhe praktikat më të mira që lidhen me veprimtarinë e tyre.

Mbikëqyrja e Tregjeve

Mbikëqyrja e tregjeve normalisht rregullohet me ligjin për Tregun e Kapitalit dhe me rregullativë sekondare. Ky ligj duhet të përcaktojë:

  • - Kushtet e themelimit, licencimit, mbikëqyrjes dhe shpërbërjes/mbylljes së kompanive/korporatave

    - Kushtet për tregtimin te instrumenteve financiare në një treg të rregulluar ose tregtim jashtë një tregu të rregulluar;

    - Kushtet për ofrimin e aktiviteteve te rregulluara dhe shërbimeve te rregulluara[1];

    - Kushtet për ofrimin e letrave me vlerë në publik dhe tregtimin e letrave me vlerë në një treg të rregulluar;

    - Kërkesat për informacion nga shoqëritë që kryejnë veprimtari të rregulluara me ligj për tregun e kapitalit;

    - Masat parandaluese të abuzimit në treg dhe tregtimit të brendshëm (insider trading);

    - Kompetencat dhe veprimtaritë e autoritetit rregullues (p.sh BQK ne këtë rast ose ndonjë autoritet tjetër rregullues nëse vendoset) sipas këtij ligji.

     

     

Funksionet e divizionit në kuadër të mbikëqyrjes së tregjeve janë:

  • - Të formulojë dhe aprovojë rregullativ sekondare plotësuese të Ligjit të Tregut që do të ndihmojë në mbikëqyrjen e tregut

    - Të formulojë kodet e sjelljes së subjekteve të licencuara (ang. market conduct)

    - Të mbikëqyrë institucionet e licencuara dhe aktivitetin ne tregun e rregulluar

    - Të licencojë dhe mbikëqyrë shtëpitë e kliringut apo autoritetin përkatës që bën vendosjen dhe shlyerjen (ang. settlement and clearing)

    - Vendosë rregullat dhe praktikat për qeverisjen korporative të korporatave që emetojnë letra me vlere

    - Vendosë rregullat dhe praktikat për menaxhimin e rrezikut

    - Vendosë rregullat dhe praktikat e mënyrës së investimit

    - Vendosë rregullat dhe procedurat për sigurimin e transparencës për kompanitë e listuara

    - Vendosë rregullat dhe procedurat për short-selling, për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, për sanksionimet dhe dënimet.

    - Vendosë rregullat dhe procedurat për listim dhe tregtim te instrumenteve financiare ne bursa apo tregjeve jashtë bursave (ang. Over the counter).

    - Vendosë rregullat për emetimin e letrave me vlerë

    - Vendosë rregullat e de-listimit të instrumenteve financiare (heqjen e instrumenteve nga bursa)