Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 29 qershor 2026, mori vendimet si në vijim:

• Vendim për miratimin e Raportit Vjetor të Bankës Qendrore për vitin 2025;
• Vendim për miratimin e Rregullores për instrumentin e institucionit urë;
• Vendim për miratimin e Rregullores për instrumentin e shitjes së veprimtarisë;
• Vendim për miratimin e Rregullores për instrumentin e ndarjes së aseteve;
• Vendim për miratimin e Rregullores për plotësimin dhe ndryshimin e rregullores mbi procedurat e trajtimit të kërkesave për kompensimin e dëmeve që rrjedhin nga sigurimi i detyrueshëm nga autopërgjegjësia;
• Vendim për miratimin e rregulloreve si vijon:
– Rregullore për administrimin zyrtar dhe likuidimin e institucioneve të pagesave dhe institucioneve të parasë elektronike;
– Rregullore për agjentët e ofruesve të shërbimit të pagesave;
– Rregullore për regjistrin publik të institucioneve të pagesave dhe institucioneve të parasë elektronike;
– Rregullore për kapitalin fillestar dhe kapitalin rregullator për institucionet e pagesave dhe institucionet e parave elektronike;
– Rregullore për kontraktimin e jashtëm;
– Rregullore për kërkesat e mbrojtjes së fondeve të aplikueshme për institucionet e pagesave dhe institucionet e parasë elektronike;
– Rregullore për periudhën kalimtare për zbatimin e Ligjit nr.10/L026 për Shërbimet e Pagesave;
– Rregullore për kontabilitet dhe auditim të jashtëm të institucioneve të pagesave dhe institucioneve të parasë elektronike;
– Rregullore për kontrollet e brendshme dhe auditimin e brendshëm të institucioneve të pagesave dhe institucioneve të parasë elektronike;
– Rregullore për kriteret e përcaktimit të shumës minimale monetare të sigurimit të përgjegjësisë profesionale ose garancive të tjera të ngjashme;
– Rregullore për autorizimin, dhënien e miratimeve paraprake dhe qeverisjen e institucioneve të pagesave dhe institucioneve të parasë elektronike dhe për regjistrimin e ofruesve të shërbimeve të informacionit të llogarisë;
– Rregullore për standardet teknike për autentifikim të thelluar të klientit dhe standardet e hapura, të përbashkëta dhe të sigurta të komunikimit;
– Rregullore për njoftimin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për incidentet madhore operacionale apo të sigurisë;
– Rregullore për teknologjinë e informacionit dhe komunikimit dhe menaxhimin e sigurisë;
– Rregullore për qasjen e ofruesve të shërbimeve të pagesave jo-banka në sistemet e pagesave;

Gjithashtu, Bordi i Bankës Qendrore u njoftua me:

• Raportin Mujor të Guvernatorit/Bordit Ekzekutiv;
• Raportin përmbledhës nga takimi i Komitetit për Qeverisje, Etikë dhe Burime Njerëzore të mbajtur më 10.06.2026.

Vendimet e Bordit të BQK-së më 28 maj 2026 Shpallje