Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 25 qershor 2025, mori vendimet si në vijim:
• Vendim për miratimin e Raportit Vjetor të Bankës Qendrore për vitin 2024;
• Vendim për miratimin e Pasqyrave Financiare të Bankës Qendrore për tremujorin e parë të vitit 2025;
• Vendim për miratimin e Rishikimit të Buxhetit të Bankës Qendrore për vitin 2025;
• Vendim për miratimin e Rregullores për Plotësim Ndryshimin e Rregullores për Zbatimin e Sistemit Bonus-Malus.

Gjithashtu, Bordi i Bankës Qendrore u njoftua me:
Raportin Mujor të Guvernatorit/Bordit Ekzekutiv;
Planin e Veprimit për Zbatimin e Rekomandimeve të dala nga Auditimi i Qeverisjes;
Raportin përmbledhës nga takimi i Komitetit për Qeverisje, Etikë dhe Burime Njerëzore të mbajtur me 19.06.2025.

Vendimet e Bordit të BQK-së më 26 maj 2025 Vendimet e Bordit të BQK-së më 31 korrik 2025