Bashkim Nurboja

Bashkim Nurboja

Kryetar i Bordit të BQK-së

 

Z. Bashkim Nurboja është Kryetar i Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK). Përmes një procesi të hapur aplikimi, ai u zgjodh në listën e ngushtë dhe u votua nga Kuvendi i Kosovës, pasuar nga dekreti i Presidentes në dhjetor 2021 si anëtar jo ekzekutiv i Bordit të Bankës Qendrore.

Z. Nurboja është Profesor Universitar në fushën e ekonomisë, me doktoratë të përfunduar në Universitetin e Lubjanës – Fakulteti Ekonomik. Në punim të doktoratës ka trajtuar industrinë bankare. Z. Nurboja, Magjistraturën e ka përfunduar në Angli në Universitetin “Staffordshire”, si dhe studimet për Biznes i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

 

Z. Bashkim Nurboja ka publikuar punime të ndryshme shkencore në revista shkencore në lidhje me industrinë bankare. Po ashtu, ka marrë pjesë në konferenca të ndryshme ndërkombëtare me fokus për financa.

Z. Nurboja është Profesor në Fakultetin e Biznesit në Universitetin “Haxhi Zeka”, si dhe ka qenë pjesë e projekteve të ndryshme të Bashkimit Evropian.