26/09/2023
BQK sipas kalendarit të publikimeve publikoi statistikat për institucionet tjera financiare për muajin gusht 2023; https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore/). Njëkohësisht u publikuan remitancat për muajin korrik dhe ato preliminare për gusht 2023.
Ndërmjetësit tjerë financiarë
Asetet e ndërmjetësve tjerë financiarë në fund të muajit gusht 2023 janë rritur për 20.5 milionë euro krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën 475.9 milionë euro. Kësaj rritje i ka kontribuar rritja e aseteve në formë të depozitave në banka komerciale për 9.1 milionë euro. Struktura e aseteve të sektorit mikrofinanciar dominohet nga kreditë të cilat përbëjnë 70.2% të gjithsej aseteve.
Kreditë bruto të ndërmjetëseve tjerë financiarë shënuan vlerën për rreth 334.2 milionë euro në gusht 2023, rritje kjo për 5.6 milionë euro krahasuar me periudhën paraprake.
Kreditë ndaj ekonomive familjare në gusht 2023 përfaqësojnë 62.5% të gjithsej kredive të sektorit mikrofinanciar.
Kompanitë e sigurimeve
Asetet e kompanive të sigurimit në gusht 2023 kanë vlerën 295.9 milionë euro, e cila përfaqëson një rënie prej 0.4 milion euro krahasuar me muajin paraprak.
Struktura e aseteve në sektorin e sigurimeve përbëhet nga bilanci me bankat komerciale që përbëjnë 46.0% letrat me vlerë dhe asetet e tjera përbëjnë 27.6 % të aseteve ndërsa risigurimet e përbëjnë 15.3 % të gjithsej aseteve.
Fondet Pensionale:
Asetet e Fondeve Pensionale në fund të muajit gusht 2023 kanë arritur vlerën 2.61 miliardë euro, e cila përfaqëson një rritje prej 2.78 milionë euro krahasuar me muajin paraprak.
Struktura e aseteve të sektorit pensional dominohet nga letrat me vlerë të kapitalit që përbejnë 75.9% të gjithsej aseteve. Vlera e tyre në gusht 2023 ka arritur në 1.98 miliard euro, duke shënuar rënie për 10.3 milionë euro krahasuar me muajin paraprak.
Remitancat
Remitancat deri në fund të korrikut 2023 arritën vlerën rreth 754 milionë euro, që paraqet rritje prej 12% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022, ku vetëm në muajin korrik ishin 118.8 milionë euro. Remitancat kryesisht vijnë nga shtetet BE-së rreth 70% e gjithsej remitancave, prej të cilave kryeson Gjermania me 38.1% dhe ndiqen nga Zvicra me 17.6% dhe SHBA rreth 7.5%.
Sipas vlerësimeve preliminare remitancat për muajin gusht ishin rreth 142.2 milion euro. Prurjet më të mëdha edhe gjatë këtij muaji kanë qenë përmes IFJB 42%, kanalet tjera 40%, ndërsa përmes bankave 19%. Për me gjerësisht publikimin mund ta gjeni në linkun në vijim: 31 Remittances-by channel.xls (live.com)